Flash News

E-TJERA

Çështja ‘Beleri’, ministri i Jashtëm grek: Fatkeqësisht, nuk kemi parë reagimin e duhur nga pala shqiptare

Çështja ‘Beleri’, ministri i Jashtëm grek:

Ministri i Jashtëm grek George Gerapetritis ka rikthyer në vëmendje çështjen ‘Beleri’ ndërsa mori pjes ë në "Forumin e Trakisë së Maqedonisë Lindore II".

Ai tha se deri tani nuk ka parë reagimin e duhur nga pala shqiptare lidhur me një gjykim të drejtë në këtë rast.

“Për rastin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, Greqia ka mbajtur deri tani një qëndrim jashtëzakonisht produktiv dhe të dobishëm. Ne asnjëherë nuk kemi ushtruar presion mbi vendimet e gjykatave shqiptare.

Ne kemi kërkuar që të ketë një gjykim të drejtë dhe që Beleri kryetari i zgjedhur i Himarës të betohej dhe të merrte detyrën. Ky ishte minimumi që mund të kërkonim në këto rrethana. Na duhet që të themi se fatkeqësisht nuk kemi parë reagimin e duhur nga pala shqiptare.”, u shpreh ministri grek.

I pyetur nëse Greqia do të vijojë me ushtrimin e vetos ndaj Shqipërisë Gerapetritis tha: “Greqia po i mban gjithmonë të hapura të gjitha opsionet. Vetoja nuk është qëllim në vetvete. Nuk është për të ushtruar asnjë presion në asnjë drejtim. Është në mënyrë që ata të kuptojmë se çfarë do të thotë respektim i traktateve evropiane”.

Të fundit