Flash News

E-TJERA

Çështja ‘Beleri’/ Mitsotakis nga Brukseli: Jam i zhgënjyer dhe i indinjuar nga qëndrimi i qeverisë shqiptare

Çështja ‘Beleri’/ Mitsotakis nga Brukseli: Jam i

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar nga Brukseli se shprehet i zhgënjyer dhe i indinjuar nga qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe paraburgimi i kryebashkiakut të Himarës, Fredi Bleri dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Gjatë konferencës për shtyp, pas përfundimit të Samitit të premten, kryeministri i dërgoi një mesazh të ashpër Tiranës dhe qeverisë Rama, ndërsa më parë ka njoftuar homologët e tij për rastin e kryebashkiakut të sapozgjedhur të Himarës.

Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh sot në Shqipëri me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar i zgjedhur në fakt arrestohet dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ai është në burg – sipas mendimit tonë – me dispozita të dyshimta procedurale,” tha ai.

"Respektimi i rregullave bazë të shtetit ligjor është një kusht i panegociueshëm për çdo vend që parashikon të bëhet anëtar i familjes evropiane. Dua të besoj se ky mesazh është kuptuar plotësisht edhe në Shqipëri", deklaroi ai, shkruajnë mediat greke.

 

Të fundit