Flash News

E-TJERA

Çështja “Beleri”, Rama për vizitën në Athinë: Nuk ka të bëjë me ne, është histori e politikës greke

Çështja “Beleri”, Rama për vizitën në

Çështja e Fredi Belerit vijon të mbetet një “ngërç” mes Greqisë dhe Shqipërisë. Së fundmi, takimi i Ramës me Diasporën shqiptare në Greqi, në datën kur një vit më parë u arrestua Fredi Beleri, është parë si një provokim.

Por, vetë Rama në një prononcim për median greke “Star” ka thënë se çështja e Belerit është një histori e politikës greke.

“Nuk ka pyetje, nuk ka histori për ne. Kjo është historia e politikës greke. Nuk është historia jonë dhe nuk ka të bëjë me ne”, tha Rama.

Kryeministri, duke iu referuar marrëdhënieve greko-shqiptare, tha se shpreson që dy vendet të arrijnë të bëjnë diçka për dy popujt.

“Shpresoj se do të arrijmë të bëjmë diçka që përputhet me marrëdhëniet fantastike mes njerëzve të zakonshëm të Greqisë dhe Shqipërisë. meritojnë më mirë dhe ne duhet t'u japim atyre politika shumë të ndryshme”, deklaroi Rama.

Të fundit