Flash News

E-TJERA

Çështja “Beleri” shkon në Senatin Amerikan

Çështja “Beleri” shkon në Senatin Amerikan

Çështja kreut të bashkisë së Himarës i zgjedhur në 14 maj, Fredi Beleri ka mbërritur deri në Senatin Amerikan

Departamenti Amerikan i Shtetit ka udhëzuar ambasadën në Tiranë të zbardhë rastin e arrestimit te Fredi Belerit.

Bob Mendez: “Unë e kuptoj se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një element kritik për demokracinë. Une jam i shqetësuar për arrestimin nga policia shqiptare dy ditë përpara mbajtjes se zgjedhjeve lokale të Fredi Belerit një nga përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri.

Qeveria greke na ka konfirmuar se ky akt do të ketë një impakt negative në mbështetjen e tyre në vijim për integrimin evropian të Shqipërisë. A po zbatojnë autoritetet shqiptare normat e shtetit ligjor në trajtimin e kësaj çështjeje?”

Derek Chollet: “Jemi informuar dje për këtë çështje si unë dhe asistent sekretari i shtetit Escobar nga ambasadori grek këtu në SHBA. Menjëherë pas kësaj bisede ne jemi lidhur me ambasadën amerikane në Tiranë që të na paraqesë një tablo të plotë rreth kësaj ngjarjeje seç ka ndodhur realisht atje”.

Bob Mendez: “Unë kam këmbëngulur tek autoritetet greke për njohjen e Kosovës nga Greqia por kjo që ka ndodhur në Shqipëri dy ditë para zgjedhjeve është jashtë perceptimit tim, gjithsesi le të presim sqarime të tjera në vijim rreth kësaj situate”.

 

 

Të fundit