Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çështja "Cez-DIA" dhe Naço- Tavo-Çela / Xama: Pse nuk hetohen emrat e PS-së?

Gazetarja Ola Xama ka reaguar lidhur me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Xama me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se mbështet punën e një pjese të prokurorëve ndërsa shprehet se puna e tyre dhe drejtësia nuk janë hallka kryesore për një shoqëri të shëndetshme.
“Unë nuk hyj te ajo pjesa që beson se dora e hekurt e disa prokurorëve e bën këtë vend. Megjithatë mbështes punën me integritet të një pakice të tyre, sepse e di se sa e vështirë është të punosh i pavarur në këtë vend.
Jam totalisht kundër gjuhës ofenduese që politika po përdor këto kohë ndaj një pushteti të pavarur (qoftë dhe i varur po të ishte), sepse këto tone nuk i shoh as si zgjidhje dhe as si model për shoqërinë.
Thënë këto, do të mbështet gjithmonë çdo kauzë që ka si qëllim mbrojtjen e interesit publik, zbardhjen e aferave korruptive dhe pasurimin e paligjshëm të njerzve me pushtet në dëm të xhepave tanë, ekonomisë dhe shansve të munguara. Por pavarësisht kësaj, insistoj te ideja se sistemin politik dhe shoqëror nuk e bën drejtësia dhe pse është një hallkë e rëndësishme e tij.
Baza e një shoqërie të shëndetshme vjen nga respektimi i të drejtave natyrore: jetës, lirisë ekonomike dhe asaj të shprehjes, të drejta absolute ku shteti nuk ndërhyn në asnjë rrethanë. Pasi të jenë bërë këto, atëherë mund të flasim për zhvillimin e tregut, mirëqënies sociale dhe pavarësisë ekonomike, ku individi është i lirë të zgjedhë sipas asaj që i intereson, dhe jo për të mbijetuar.”
Ajo shprehet se baza e kësaj shoqërie krijohet nga respektimi i të drejtave natyrore: jetës, lirisë ekonomike dhe asaj të shprehjes, të drejta absolute ku shteti nuk ndërhyn në asnjë rrethanë.
Lidhur me çështjen Meta-Kryemadhi, gazetarja shprehet se është e drejtë që SPAK t'i hetojë, por ky hetim sipas saj duhet të jetë në shërbim të interesit publik dhe jo partisë në pushtet.
“Ndaj në çështjen e familjes Meta-Kryemadhi mendoj se është e drejtë e SPAK që t’i hetojë, por është në të drejtën tonë si qytetarë për të pyetur nëse qëllimi i hetimit është në shërbim të interesit publik apo të përfitimit politik të Partisë Socialiste.
Fakt është që kreu i partisë më të madhe opozitare PD, është në arrest shtëpie 5 muaj përpara zgjedhjeve në një kohë që forcat politike kanë nisur fushatën.
Fakt është që dhe kreu i një tjetër partie opozitare është vënë në pranga dhe po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe deklarim të rremë. Me këtë veprim, prokuroria ka të drejtë ta mbajë në burg për 1 vit dhe të vendosë nëse do t’i ngrejë apo jo akuzë.
Fakt është një premtim që vetë kryeministri Rama ka bërë për zgjedhjet e ardhshme, se do të marrë mbi 84 vota dhe opozita do të jetë më keq se në 97’. Disa mund të thonë se votat e Partisë së Lirisë mund të shpërndahen te partitë e reja. Kjo më duket një ëndërr e bukur, sepse kam bindjen se votuesi i kësaj force priret të shkojë drejt partisë që ka se ç’ti ofrojë.”
Duke hyrë më në detaje të çështjes, që SPAK po heton për ish-presidentit, Xama thotë se është fakt që siç ka qënë i përfshirë në ndikim të paligjshëm me përfitim korruptiv në marrëveshjen Cez-DIA Ilir Meta si ministër i Ekonomisë dhe Energjisë, rezultojnë pagesa që Cez ka bërë drejt DIA-s dhe kur ministria drejtohej nga z.Nasip Naço.
“Për të hyrë në brendësi të argumentimit që Prokuroria e Posaçme ka dhënë përpara gjykatës për këtë çështje, është fakt që siç ka qënë i përfshirë në ndikim të paligjshëm me përfitim korruptiv në marrëveshjen Cez-DIA Ilir Meta si ministër i Ekonomisë dhe Energjisë, rezultojnë pagesa që Cez ka bërë drejt DIA-s dhe kur ministria drejtohej nga z.Nasip Naço.
Nuk dua të bëj me faj askënd, por natyrshëm mund të pyes, po z.Naço përse nuk hetohet? A ka qënë z.Naço ish-deputet i LSI që kandidoi nën siglën e PS në zgjedhjet 2021 duke i dhuruar një mandat në Berat?”
Më tej shton se sipas asaj që është konstatuar nga vetë hetimi, përfitues fundor i një shume me vlerë 168 mijë euro nga DIA është kompania ‘Xhenis’ me pronar deputetin Agron Çela.
“Sipas asaj që është konstatuar nga vetë hetimi, përfitues fundor i një shume me vlerë 168 mijë euro nga DIA është kompania ‘Xhenis’ me pronar deputetin Agron Çela. Po z.Çela përse nuk hetohet? A është fakt që braktisi LSI dhe iu bashkua Partisë Socialiste duke dhënë kontribut për fitoren e Shkodrës në zgjedhjet vendore 2023?
Në kallzimin e bërë, por dhe në një pasazh shumë të vogël të vendimit të gjykatës, shihet se një pagesë për kompaninë e lobimit McKeon Group është bërë nga Vangjel Tavo, ish deputet i LSI dhe sot kryetar i bashkisë Himarë i Partisë Socialiste. Po për të përse nuk është bërë hetim?
Mund të vazhdohet me pyetje të shumta se përse për dhënien e lejes së punimeve kompanisë ‘UniFi’ fajin e ka Kryemadhi dhe Pirro Xhixho, por jo kreu i KKT-së Rama, apo kur Ligji për Sektorin Minerar propozohet nga një deputet i PS, votohet në shumicë nga mazhoranca, por përgjegjësia i mbetet një deputeti?!
Nuk do të kisha vënë në dyshim asnjë rezultat hetimor, sidomos kur flitet për zyrtarë të lartë, të cilët kanë përgjegjësinë kryesore për gjendjen ku ndodhet vendi, por kur shoh se peshorja e drejtësisë anon, nuk mund të mbyll sytë.
Nuk i mbyll sytë as përpara deklaratave të ndërkombëtarëve se duhet që t’i besojmë SPAK-ut qorrazi. Këtë e thonë ata, që filozofinë e sistemit të tyre politik e bazojnë te parimi “besoji sa më pak njeriut, duke i lënë sa më pak pushtet”.
Për mua, të gjithë ata që zgjedhin të mbështetin stabilitetin autokratik që kemi, nuk e duan Shqipërinë. Stabilitet do të thotë stanjacion, të mos ndryshojë asgjë, madje të bëhet më keq dhe të mos e flasim.
E kundërta do të ndodhte po të kishte rotacione të shpeshta në qeverisje, që dhe mund të sillnin kriza të përkohshme, por do të pastronin partitë e qeveritë nga politikanët e korruptuar. Vetëm se pastrimi do të vinte me votë, dhe jo me SPAK.”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38