Flash News

E-TJERA

Çështja “Dumani”/ Karamuço: Aty po ndodh diçka, kam frikë se do të dështojë

Çështja “Dumani”/ Karamuço: Aty po ndodh

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit “zbërtheu” shumë ngjarje kriminale. Por eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se çështja “Dumani” mund të dështojnë.

Karamuço u shpreh për “Abc news” se diçka po ndodh, pasi kohët e fundit ka shumë heshtje. Sipas tij, ky nuk është sinjal i mirë, pasi priteshin të tjerë të arrestuar.

“Hetimet që janë kryer fillimisht nuk kanë qenë të plota. Kur fillon hetimet pasi e ke arrestuar, hapësira, korrupsioni, paaftësia të gjitha këto çojnë që ne kemi dështim. Unë kam frikë se mund të na dështojë edhe kjo çështja Dumani. Aty diçka po ndodh. Një përplasje shumë e madhe po ndodh mes të penduarve. Kjo heshtje nuk është premtuese. Unë prisja arrestime të tjera.

Janë thënë shumë informacione, por për shkak se të tjerët nuk e pranojnë, kanë çuar në një dyshim të institucioneve nëse janë të vërteta po jo. Ky ngadalësim nuk është premtues. Kjo i jep kohë grupeve kriminale dhe mund të japë shumë më tepër”, u shpreh eksperti.

Të fundit