Flash News

E-TJERA

Çështja e Ahmetajt, Lubonja: Mund t’ia ketë dërguar Rama dosjen opozitës për hakmarrje

Çështja e Ahmetajt, Lubonja: Mund t’ia ketë dërguar

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetajt.

Lubonja te ‘News24’ tha se çështja e Ahmetajt nuk mund të trajtohet si diçka e vogël dhe se në dosjen e SPAK kanë dalë emra të tjerë.

Ndër të tjerash Lubonja ka thënë se mund të ketë qenë Rama ai që ua ka nisur dosjen opozitës.

“Kemi një qeveri që nuk punon për njerëzit, por për t’i grabitur. Një ish- zv.kryeministër dhe figurë e tillë që ka këto akuza, nuk mund të trajtohet si diçka e vogël. Sistemi është ngritur në mënyrë që partia është në shërbim të disa njerëzve. Që të ketë një shëndoshje të vendit të gjithë pushtetet duhet të jenë në një krah. Këtu po del sikur edhe po të dojë drejtësia ta kapë, ai ka ikur. Edhe të akuzuarit e tjerë të inceneratorëve janë larguar para akuzave. Kjo tregon se kanë pasur informacion. Në këtë mënyrë funksionon ky shtet. Është e pamundur që vetëm ai të jetë marrë me aferën dhe kryeministri të mos bëjë gjykatësin. E ka thënë vetë në intervistë. Puna është sa ka punuar SPAK të ndërtojë skemën e plotë.

Kanë dalë emra të tjerë të lidhur me inceneratorët. Këtu ka një rrjet, nuk mund të kenë vepruar vetëm ata që janë arrestuar. Problemi është pse ndodh ky teatër. Tani këtu ka një presion dhe vetvetiu ndihet një lloj presioni nga publiku dhe ndërkombëtarët. Duhet nxjerrë ndonjë kokë turku për të zbutur opinionin. Rama ose i sakrifikon për t’i larguar nga vetja, ose se nuk i hyjnë më në punë. Ahmetajn thonë se është ai që ka dërguar dosjen e inceneratorëve opozitës, mund të jetë edhe hakmarrje. Kjo qëndron gjithmonë si hipotezë. Rama ka punuar që drejtësia të mos vijë tek ai dhe të lëshojë ata që s’i duhen”, u shpreh Lubonja.

Të fundit