Flash News

E-TJERA

Çështja e detit, Dendias: Rama ra dakord në parim, presim dekretin e presidentit

Çështja e detit, Dendias: Rama ra dakord në parim, presim

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka folur për çështjen e detit me Shqipërinë, e cila u dakordësua nga të dyja palët që të dërgohet në Gjykatën e Hagës.

Në një intervistë për mediat greke, Dendias ka thënë se kryeministrit Rama ka rënë dakord në parim, por duhet të presin edhe dekretin e firmosur nga presidenti Bajram Begaj.

Në fjalën e tij, Dendias e citon Shqipërinë si mike të Turqisë, duke thënë se çështja e detit do të zhbllokohet më shpejt nga ç’pritet.

“Po, do të zhbllokohet. Besoj më herët se sa e mendojmë. Historia e marrëveshjes në parim me Shqipërinë është diçka për të cilën unë jam veçanërisht i lumtur. Do mund të thoja dhe krenar. Shqipëria ka rënë dakord në parim dhe këtu duhet të vendosim emër, Edi Rama u dakortësua në parim me sa pikërisht i propozojmë dhe Turqisë. Se si konkretisht do të specifikohet në draft projekti për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, do duhet ta shohim në kuadrin e autorizimit që do t’i jepet qeverisë Rama nga presidenti shqiptar.

Por parimisht, marrëveshja është e shkëlqyer, një marrëveshje shembull për Turqinë. Sepse të mos harrojmë se Edi Rama është mik i ngushtë i presidentit Erdogan, Shqipëria është vend mik i Turqisë. Unë besoj se mund të jetë njësoj vend mik edhe i Greqisë. Nuk e konsideroj një lojë të zhumëzuar me zero. Por Shqipëria, mikja e Turqisë, ra dakord, bëri marrëveshje pikërisht me të njëjtin propozim që i bëmë dhe Turqisë”, ka thënë Dendias.

Të fundit