Flash News

E-TJERA

Çështja e detit, Boiken Abazi: Rama po fsheh negociatat me Greqinë, PS po shkel të njëjtat nene të Kushtetutës

Çështja e detit, Boiken Abazi: Rama po fsheh negociatat me

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi deklaron se kryeministri Edi Rama po fsheh negociatat me Greqinë, ndërsa ka komentuar debatin për shtrirjen me 12 milje të Greqisë në ujërat shqiptare.

I ftuar në Syri tv, Abazi thotë se duket sikur po përsëritet historia, pasi PS-ja po shkel të njëjtat nene të Kushtetutës.

“Duket sikur po përsëritet historia, PS-ja po shkel të njëjtat nene të Kushtetutës, sot ne nuk kemi asnjë informacion.

Rama nuk ka shpjeguar ende se çfarë ka ndodhur në negociatat me Greqinë, po flet vetëm të drejtat e palës greke.

Çuarja e çështjes së detit në Hagë është problematike, sepse nuk dimë ende të gjitha pretendimet e dokumentet e Greqisë. Pala greke e ka bërë të qartë që në Hagë do të shtohen vetëm çështjet e zonave ekonomike, jo çështjet e territorit. Greqia po synon afrimin te kanali i Otrantos, një pozicion gjeostrategjik shumë i rëndësishëm”, tha Abazi.


 

Të fundit