Flash News
Aksident në aksin Levan-Vlorë, përplasen tre automjete
Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Çështja e detit me Greqinë, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese kundër: Vija e kufirit vjen përpara Sarandës
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori është shprehur kundër dërgimit të çështjes së detit me Greqinë në Hagë.
Duke folur në një mbledhje në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës bashkë me një grup studiuesish, ai i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe asaj greke që të rinegociojnë marrëveshjen për kufijtë detare dhe thekson se marrëveshja e re Shqipëri-Greqi duhet t’i referohet vendimit të 14 viteve më parë.
“Praktikisht, gjykata arrin në konkluzionin se aty nuk kemi të bëjmë me shelfin kontinental. Ajo titullin e ka mbi ndarjen e shelfit kontinental, në një kohë që mbi 150 rrathë që janë përdorur për përcaktimin e vijës detare, 140 janë të ujërave territoriale.
Nuk mund të thuhet absolutisht, sepse kjo e ndihmoi Gjykatën Kushtetuese për të evidentuar një fakt shumë të rëndësishëm sepse hidhet praktikisht poshtë vendimi i Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë jugorë. Kjo prish edhe raportet. Po të merret vijë bazë gjiri i Sarandës, ai të vjen përpara Sarandës vija e kufirit”, shpjegoi ai.
Në mungesë të një marrëveshjeje të re, studiuesit sugjerojnë që të dy vendet të rifillojnë negociatat e lëna pezull prej vitit 2018.