Flash News

E-TJERA

Çështja e detit me Shqipërinë, ministri i Jashtëm grek javës tjetër në Tiranë

Çështja e detit me Shqipërinë, ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias pritet që javës së ardhshme të vizitojë Tiranën.

Vizita e tij zyrtare është konfirmuar më 20 tetor. Pika më e ‘nxehtë’ ku pritet të përqendrohet vizita e ministrit grek është çështja e detit me Shqipërinë.

Kujtojmë se pak javë më parë, në një intervistë për mediat greke, ministri Dendias tha se debati për çështjen e marrëveshjes së detit me fqinjët nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta, ndryshe nga kryeministri Edi Rama i cili deklaroi gjatë vizitës si kreu i OSBE-së në Athinë  se çështja e detit që rrezikon kufirin e Shqipërisë, duhet të zgjidhet me palë të treta ose me anë të gjykatave ndërkombëtare.

Sipas tij, vetëm kështu do të shmangen akuzat e padrejta politike në të dy vendet.

Gjatë Konferencës për Ballkanin Perëndimor, Rama shtoi se se pretendimi i Greqisë për të shtyrë kufirin detar në Jon deri në 12 milje, është një e drejtë e saj që bazohet në Konventën Ndërkombëtare.

Çfarë deklaroi Dendias: 

Qëllimi ynë është që gradualisht të caktojmë kufijtë, gjithmonë në kuadrin e së Drejtës Ndërkombëtare, të gjitha zonat tona detare, në konsultim të plotë, aty ku kërkohet, me fqinjët tanë. Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, situata është e përshtatshme që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.

Shërbimet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po përpunojnë lëvizjet e nevojshme për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje në Jon fillimisht, ndërsa do të ketë përgatitje për zona të tjera për t'u ndjekur. Është një ushtrim i një të drejte ekskluzive të njohur nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta. 

 

 

 

 


 

Të fundit