Flash News

E-TJERA

Çështja e detit, Meta me shoqërinë civile: Nuk do të pranoj cënimin e interesave kombëtare

Çështja e detit, Meta me shoqërinë civile: Nuk do të
Meta me përfaqësues së shoqërisë civile

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim nja përfaqësi të shoqërisë civile dhe anëtarë të botës akademike, të cilët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me çështjen e negociatave me Greqinë, për delimitimin e zonave detare midis dy vendeve tona.

Kreu i Shtetit iu tha aktivistëve se kryeministri Edi Rama nuk është konsultuar lidhur me këtë çështje, bën me dije Presidenca.

“Kryeministri Edi Rama, nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare”, tha Meta

Presidenti i informoi të pranishmit për të gjitha përpjekjet e tij për zgjidhjen e kësaj çështjeje shumë të rëndësishme në respekt të Kushtetutës.

“Për çdo zhvillim, që lidhet drejtpërdrejt apo ndikon në procesin e negociatave për delimitimin e hapësirës detare midis dy vendeve, kam kërkuar informacion shterues dhe një analizë të plotë nga qeveria shqiptare, sipas përgjegjësive, që i takojnë sipas ligjit.

I siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë, se do të vijoj të ushtroj detyrat e mia me përgjegjësinë maksimale shtetërore e kushtetuese dhe se nuk do të pranoj për asnjë çast të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar", u shpreh ndër të tjera gjatë këtij takimi, Presidenti Meta.

Të fundit