Flash News

E-TJERA

Çështja e detit, Meta reagon pas deklaratës së Dendias: Dhashë autorizim për një grup negociator në 2018-ën

Çështja e detit, Meta reagon pas deklaratës së Dendias:

Presidenti ka reaguar pas deklaratës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili tha pak ditë më parë se çështja e detit Shqipëri-Greqi do të zgjidhet me ikjen e Ilir Metës dhe zgjedhjen e një presidenti të ri, duke theksuar se kreu aktual i shtetit nuk i ka dhënë autorizimet përkatës e kryeministrit për të vijuar më tej.

Në një konferencë shtypi, Meta tha se në vitin 2018 ka dhënë autorizimin për krijimin e grupit negociator për të biseduar me palën greke.

Sipas tij, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të udhëhiqte negociatat Shqipëri-Greqi

Dua të sqaroj se nga pala greke apo nga Ministria jonë e Jashtme nuk është kërkuar realizimi i asnjë takimi të Ministrit Dendias me Presidentin. Pas mbylljes së vizitës në Tiranë, Dendias ka thënë se “Ishim dakord për të çuar çështjen e detit në Hagë.

Kjo nuk ka ndodhur, sepse Presidenti nuk ka dhënë dakordësi. Kjo do jetë e realizueshme, kur Shqipëria të zgjedhë Presidentin e ri”.
Dua të sqaroj se ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në 13 shkurt 2018 ka paraqitur kërkesën për nisjen e negociatave me Greqinë për kufizimin e zonave të tyre detare.

Presidenti konstatoi një mori problematikash, që duheshin ndrequr në këtë kërkesë. Pas informacionit shtesë nga ministri i Jashtëm, Presidenti autorizoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë të lëshojë plotfuqinë për grupin negociatorë të Shqipërisë për negocimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë. Grupi negociator i Shqipërisë, është pajisur me autorizim, për të arritur një marrëveshje për përkufizimin e zonave detare. 

 Vetëm grupi negociator është i vetmi grup që ka pasur autorizimin për të zhvillua negociata me palën greke. Në dy grupet negociatore janë janë zhvilluar 3 raunde të ndryshme negociatash,' tha Meta.

 

Të fundit