Flash News

E-TJERA

Çështja e Fredi Belerit ‘shkon’ në BE, Dendias: E duam Shqipërinë, por jo me çdo çmim

Çështja e Fredi Belerit ‘shkon’ në BE, Dendias: E

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias i ka dërguar një mesazh Shqipërisë ku kërkon liriminne kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Teksa foli për Star Tv, Dendias deklaroi se të hënën do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të ngrejë çështjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

“Duhet të kemi llogari të mira. Kështu do të jemi miq të mire”, tha ministri i jashtëm, teksa shprehu se do të ketë transparencë të plotë dhe shpresoi se pala shqiptare do ta trajtojë çështjen me ndjenjën e seriozitetit të krizës që mund të krijojë kjo në marrëdhëniet greko-shqiptare.

“Nuk po shtyjmë, as bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim”, nënvizoi ai.

Dendias bëri të ditur se do të marrë pjesë edhe në një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, pritet të takohet me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka.

“Duhet t'u shpjegojmë shqiptarëve - ka shumë mundësi që të takoj personalisht edhe ministren e jashtme të Shqipërisë. Do të jetë një rast shumë i mirë për të thënë disa fjalë”, tha Dendias.

I pyetur nëse kjo do të ndikojë në çështjen e detit mes dy vendeve që pritet t’i drejtohet Hagës, Dendias shprehu besimin që veprimi i autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë të mos përbëjë ndryshim qëndrimi politik.

“Dmth të mos jetë një veprim i drejtuar, të jetë një veprim i disa aktorëve gjyqësorë, të cilët i çojnë gjërat në krizë, por nuk kanë lidhje me vullnetin politik të qeverisë shqiptare. Kjo është shpresa ime”, tha Dendias.

Të fundit