Flash News

E-TJERA

Çështja e hartës së re gjyqësore shkon drejt Strasburgut

Çështja e hartës së re gjyqësore shkon drejt

Avokatët po vijojnë prej kohësh bojkotin e seancave gjyqësore. Ata kanë kundërshtuar hartën e re gjyqësore, të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korcë, Arben Lena tha në një intervistë për Ora Neës, tha se avokatët i janë rikthyer vetëm çështjeve penale të të miturve dhe masave të sigurisë, ndërsa shtoi se bojkoti do të vijojë pa afat.

Lena tha se avokatët nuk do të lëshojnë pe, por do ta çojnë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Rikthehemi në masat e sigurisë dhe në çështjet penale të të miturve, ndërsa vijojmë bojkotin e çështjeve gjyqësore, penale dhe civile. Ky vendim qëndron deri në një mbledhje të dytë të këshillit të përgjithshëm të dhomës së avokatisë. Do vijojmë ne rrugën ligjore kundërshtimin e hartës së re gjyqësore, rruga jonë është drejt Strasburgut. Jemi në bojkot pa afat.

Nuk lëshojmë pe, del VKM, bojkoti s’ka me efekt, VKM kundërshtohet nëpërmjet ligjit, pas kundërshtimit në Shqipëri do i drejtohemi Strasburgut. Do kontaktojmë me dhomës e përgjithshme europiane të avokatisë”, tha Lena.

Të fundit