Flash News

E-TJERA

Çështja e TK/ AMT dorëzon prova shtesë në SPAK, kërkon arrestimin e Veliajt: Mund të manipulojë provat

Çështja e TK/ AMT dorëzon prova shtesë në SPAK,

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar prova shtesë në SPAK për shkelje të kryera nga Bashkia Tiranë. Juristja Adriana Kalaja tha se AMT ka kërkuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi ka mundësi manipulojë provat dhe të dëmtojë hetimet.

Sipas saj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ndërtimit të teatrit të ri, bën nul vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës së vjetër. Ajo shtoi se AMT ka kërkuar sekuestro preventive të truallit si dhe të çohen para gjykatës të gjithë të pandehurit për këtë çështje.

"Kemi prova të reja. Prova që vërtetojnë gjithë shkeljet penale dhe korruptive të kryetarit të bashkisë për prishjen e teatrit. Qoftë në raport me afatet kohore dhe me vendimet e KLSH-së. Duhet të njihet publiku me vendimin e KLSH ku u kërkua që mos të ekzekutohet vendimi për prishjen e teatrit, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Kemi kërkuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi ka mundësi potenciale për fshehjen, falsifikimin dhe manipulimin e provave. Pozicioni në krye të bashkisë i mundëson atij manipulimin e provave dhe ushtrimin e presionit ndaj vartësve për falsifikimin e dokumentave. I kemi kërkuar SPAK mbylljen e hetimeve për të gjitha çështjet dhe të çohen të gjiothë kallëzuarit përpra gjykatës”, tha Kalaja.

Të fundit