Flash News

E-TJERA

Çështja ende në "Kushtetuese"/ Qeveria miraton fondin për ndërtimin e teatrit të ri, pritet të nisë puna

Çështja ende në "Kushtetuese"/ Qeveria miraton fondin

Qeveria ka miratuar fondin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Sipas informacioneve që qarkullojnë në media, procedurat për këtë projekt konsiderohen pothuajse të përfunduara dhe se pritet të nisë puna për teatrin e ri.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë ende një vendim për çështjen e TK. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. 

Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit të 2020-ës, që më pas solli edhe protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit.

Të fundit