Flash News

E-TJERA

Çështja ‘Gërdeci’, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Çështja ‘Gërdeci’, Gjykata Kushtetuese rrëzon

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim çështjen ndaj Fatmir Mediut, që lidhet me tragjedinë e Gërdecit. Ish-ministri akuzohet si një nga përgjegjësit për këtë tragjedi.

Mediu i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese në prill të këtij viti për të ankimuar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO. Ky i fundit pranoi kërkesën e SPAK për të rihapur hetimet.

“Kolegji i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në bazë të nenit 31/a, pikat 1 dhe 2, shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

 V E N D O S I:

Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare”, thuhet në vendim.

Çështja ndaj Mediu u rihap pas12 vitesh me kërkesën e familjes së njërit prej viktimave të shpërthimit në mars të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

 

 

Të fundit