Flash News

E-TJERA

Çështja "Gërdeci", Mediu: Ka 15 vite që përdoret politikisht, akuzat ndaj meje nuk lidhen me ngjarjen

Çështja "Gërdeci", Mediu: Ka 15 vite që

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, deklaroi se tragjedia e Gërdecit është duke u përdorur politikisht prej 15 vitesh.

"Ka 15 vite që kjo përdoret politikisht, duke përdorur këtë fatkeqësi të madhe. Procesi është iniciuar pa bazë ligjore. Nuk kanë thirrur funksionarët që ne kemi për të dëshmuar", tha Mediu i ftuar në studion e "Breaking" në Top Channel.

Ish-ministri shtoi se akuzat e ngritura ndaj tij nuk lidhen me ngjarjen, ndërsa theksoi se duhet një hetim i plotë i tragjedisë.

"Sa bazë logjike ka kjo akuzë? Shpërdorimi i detyrës nuk ka lidhje me atë që ka ndodhur në Gërdec. Nuk lidhet as akuza për transportin, me atë fatkeqësi. Megjithatë, këto janë pjesë e vendit dhe manipulimeve që ndodhin, për fat të keq edhe juridike.

Nëse duam të hetojmë një ngjarje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, është e rëndësishme që Prokuroria të bëjë një hetim të plotë. Shpesh, ato që unë kam thënë janë marrë si qëndrime personale. Unë për ta pasur deri në fund transparencën në shërbim të së vërtetës i kam kërkuar SISH dhe Pres të më vënë në dispozicion të gjitha informacionet që ata kanë pasur për ngjarjen e Gërdecit.

Çdo shitje municioni dhe çdo informacion tjetër në Forcat e Armatosura dërgohet në mënyrë periodike në Presidencë, Kryeministri dhe institucione të tjera", u shpreh Mediu.

Të fundit