E-TJERA

Çështja McGonigal, Dervishi: Ngjarja do të mbetet në historinë e politikës shqiptare

Çështja McGonigal, Dervishi: Ngjarja do të mbetet në

Analisti Lutfi Dervishi komentoi rastin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili është i akuzuar për ndihmën e një oligarku rus për t’iu shmangur sanksioneve amerikane  dhe se mori ryshfet 225 mijë dollarë nga një ish-agjent i paidentifikuar i inteligjencës shqiptare.

I ftuar në A2 CNN, Dervishi thotë se ngjarja do të mbetet në historinë shqiptare, por tronditja më e madhe është në SHBA.

“Ngjarja është e bujshme, e përmasave që do të mbetet në historinë e politikës shqiptare. Për momentin tronditja më e madhe është në SHBA, pra që si mundet që një zyrtar kaq i lartë të korruptohet nga një shqiptar, dhe korrupsioni të depërtonte kaq e thellë”, tha ai.

Sërish, sipas tij institucionet amerikane funksionojnë, ndërkohë që “në Shqipëri ka një tymnajë që përmblidhet me togfjalëshin akuza politike. Këtu kemi një zyrtar të fuqishëm amerikan që nuk raporton takimet me kryeministrin e Shqipërisë, aq fuqishëm sa që merr prokurorin nga Uashingtoni dhe e dërgon në Vjenë, takon biznesmenin politikan shqiptar dhe e merr në pyetje me përkthyes personin që e korruptoi, që fillon interesa biznesi, dhe personi B po prapë paguan për shpenzime të udhëtimit të hetimit të çështjes ndaj lobistit që lobonte për opozitën shqiptare”, shtoi Dervishi.

Sipas tij, “informacionet bazë vjen nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë. Personi A që është Agron Neza, ka shërbyer si informator. Akuza është model sesi detajohet çështja. Ne dimë vetëm një pjesë të saj që ka ndodhur, dhe besoj se edhe nga gjyqi mund të kemi detaje të tjera”, tha ai.

 

Të fundit