Flash News

E-TJERA

"Çështja McGonigal dhe Sinaloa", gazetari Hoxha: Dy dosjet nga të cilat ka frikë Edi Rama

"Çështja McGonigal dhe Sinaloa", gazetari Hoxha: Dy dosjet

Gazetari Artan Hoxha shprehet se dosja e zv/kryeministres Belinda Balluku nuk përbën rrezik të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama.

Sipas Hoxhës, i ftuar në Syri tv, dosjet e vërteta që e vënë në pozitë të vështirë Ramën janë ato të hetimeve ndërkombëtare, përfshirë çështjen McGonigal dhe atë të kartelit Sinaloa.

Hoxha u shpreh se Rama ‘është i paprekshëm’ brenda sistemit të drejtësisë shqiptare, ndërsa informacionet që dalin në media ‘rrjedhin nga SPAK’, çka sipas tij shpjegon edhe faktin se ‘personazhet e botës së krimit flasin mirë për kryeministrin’.

‘Edi Rama në fakt problem ka veten, nuk ka problem askënd tjetër, por ai është i paprekshëm.

Edhe ato informacione që dalin, rrjedhin nga SPAK, dhe këta kujdesen kaq shumë, sa personazhet e botës së krimit flasin mirë për kryeministrin, ndërkohë ne e dimë se çfarë është aty brenda’, tha gazetari.

Duke komentuar çështjen McGonigal, gazetari tha se hetimet amerikanë zbuluan korrupsion në nivele të larta, duke përfshirë ‘korruptimin e një zyrtari të FBI-së’ për të ndërtuar një narrativë se opozita shqiptare kishte lobuar me para ruse.

‘Edi Rama është në situatë më të rëndë se Belinda, por në çështje që kanë të bëjnë me hetime ndërkombëtare, ky është hetim i brendshëm dhe e ka kollaj.

Është hetim i rëndë McGonigali, sepse doli që qeveria shqiptare, nga zyra e tij, ka dalë informacioni dhe është korruptuar zyrtari i FBI-së, për të krijuar një narrativë se opozita ka lobuar me para ruse. Kështu je i kapur dhe u gjet edhe ai garazhi atje, ku janë dhënë paratë. Edhe pse kjo është maja e ajsbergut se nuk janë dhënë vetëm 220 mijë dollarë aty, por është provë e kapur nga autoriteti hetimor më i mirë në botë sot’, theksoi Hoxha. 

Gazetari Hoxha solli në vëmendje edhe çështjen e kartelit meksikan Sinaloa, të shpallur organizatë terroriste nga SHBA. Sipas tij, pati momente kur në Shqipëri shpërthyen përplasjet mes grupeve të interesit, madje edhe ‘luftë kazinosh’, por ngjarja u mbulua dhe nuk mori vëmendjen e duhur mediatike.

‘Tek historia tjetër e Sinaloas, që u shpall nga SHBA si organizatë terroriste. Ti e ne në kryeministri burrin, ne merreshin me Arubën. Ka qenë në një moment në Shqipëri, ku pat luftë kazinosh, por nuk mori vëmendjen e duhur në media, se kjo histori u mbulua.

Çështje që Rama ka problem, ka këto çështjet ndërkombëtare, se aty nuk ka çfarë bën se nuk e ka në dorë situatën’, nënvizoi gazetari.

 

Të fundit