Flash News

E-TJERA

Çështja “McGonigal”, gazetarja: Dorian Duçkën e kam parë në aeroportin e Rinasit kur erdhën afganët

Çështja “McGonigal”, gazetarja: Dorian

Dorian Duçka, njëri nga dy shqiptarët që u përmend në akt-akuzën e drejtësisë amerikane për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, McGonigal, ka qenë në Tiranë në muajin Gusht 2021, kur në Shqipëri mbërritën afganët.

Gazetarja e Tv Klan Elja Zotka tha në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan se z.Duçkën e ka parë pikërisht në atë periudhë në aeroportin e Rinasit së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren amerikane.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja Elja Zotka: Rama pranon që ka takuar në Tiranë por dhe në Nju Jork ish-shefin e zyrës së Nju Jorkut të FBI, po ashtu pranon që ka takuar edhe shqiptaro-amerikanin të clin e ka takuar pikërisht prej zyrtarit të FBI-së. Dhe takimet që ka pasur me të i ka pasur vetëm kur kanë qenë së bashku të tre. Po ashtu pranon dhe dihet në fakt botërisht që Dorian Duçka ka qenë këshilltar i Kryeministrit. Në fakt ai më parë ka qenë në zyrën e ish-ministrit të Jashtëm të asaj kohe në koalicionin PD-LSI, Ilir Metës, kur ishte ministër i Jashtëm.

Më pas kaloi zv/ministër dhe kohët e fundit ishte këshilltar i Jashtëm i Kryeministrit. Unë në fakt për herë të fundit z.Duçka e kam parë kur në aeroportin e Rinasit mbërritën afganët. Ai ishte së bashku me z.Rama dhe me ambasadoren amerikane.

Blendi Fevziu: Ka qenë po ai që e ka shoqëruar Ramën në udhëtimin në Kiev dhe në takimin me Zelenskyn?

Gazetarja Elja Zotka: Në pamje nuk ka dalë, në pamjet që na janë shpërndarë ne, z.Duçka nuk shfaqet. Por për herë të fundit unë në pamjet televizive e kam parë z.Duçka kur erdhën në muajin Gusht 2021 afganët në Tiranë. Ndërkohë që mësohet që ai ka qenë këshilltar i jashtëm i Kryeministrit. Vetë Kryeministri e pohoi këtë dhe tha ka qenë këshilltar i jashtëm pa pagesë i imi, por të paktën 6 muajt e fundit ai nuk e ka ushtruar këtë funksion.

Po ashtu z.Rama pranon që i ka takuar por sipas tij ka zero lidhje. Të gjitha ato çka akuzohet në Tiranë, sepse sipas tij po i bëhet një lexim i gabuar dhe i qëllimshëm në Tiranë gjithë këtij hetimi që po i bëhet zyrtarit të FBI. Dhe sipas tij është pikërisht z.Berisha që po e bën këtë lexim të gabuar me synimin siç thotë Rama për të fashitur të gjitha akuzat që atij i janë bërë aktualisht për 21 Janarin dhe implikimin që PS pretendon se ka pasur z.Berisha, ish-ministri i atëhershëm i Brendshëm Lulzim Basha dhe kreu i Gardës në vrasjen e 4 protestuesve të 21 Janarit 2011. 

 

 

Të fundit