Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çështja McGonigal, VOA: Rama në parlament mbajti fjalën dhe iku, nuk ju përgjigj pyetjeve të opozitës

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama përsëriti sot se aktakuza e ngritur ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal nuk e implikon as atë dhe as qeverinë shqiptare. Zoti Rama foli sot në parlament në një seancë të parlamentit e cila bashkoi tre kërkesat e opozitës për interpelancë, mocion me debat dhe pyetje përgjigje me kryeministrin. Por ky i fundit, megjithatë, u largua nga salla në përfundim të fjalës së tij, ku ai u përqëndrua vetëm në momentet në të cilat, aktakuza përmend emrin e tij, duke mos dhënë shpjegime për angazhimin e ish këshilltarit të tij Dorian Duçka dhe shqiptaro amerikanit Agron Neza, në ofrimin e informacioneve për lobimin në SHBA të Partisë Demokratike.
Me radhë, përfaqësuesë të opozitës paraqitën kërkesat e tyre lidhur me çështjen McGonigal dhe marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama. Për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i cili kishte kërkuar interpelancë “personat e përfshirë kishin tre qëllime. Kryeministri Edi Rama kishte për qëllim fillimin e një çështje penale për lobistin amerikan të angazhuar nga PD, e cila më pas do shërbente për fillimin e një hetimi penal nga autoritetet shqiptare. Për Agron Nezën dhe Dorian Duçkën qëllimi ishte i thjeshtë: përfitimi i licencave koncensionare në sektorin e naftës. Për agjentin McGonigal, përfitimi i më së paku 225 mijë dollarë e të tjera përfitime nga bizneset në Shqipëri. E të gjitha këto qëllime, për secilin, janë realizuar përmes mjeteve të paligjshme”. Zoti Alibeaj, shtroi 30 pyetje për kryeministrin
Pas tij deputeti Luciano Boci, mes firmëtarëve për mocionin me debat, akuzoi kryeministrin se duhej të përgjigjej "për korruptimin e ish zyrtarit të FBI-së", me qëllim që, sipas tij, "të godiste dhe eleminonte opozitën dhe sistemin politik në Shqipëri".
Pyetje ndaj zotit Rama pati dhe ish kryeministri Sali Berisha: “Janë 13, por duhet të jenë 130, të cilave duhet t’u përgjigjet komisioni hetimor parlamentar. Pa marrë përgjigje këto pyetje, Shqipëria do ketë kaos dhe vetëm kaos”
Por në fakt zoti Rama nuk ju përgjigj pyetjeve të opozitës, duke zgjedhur të analizojë të gjitha momentet ku në aktakuzë përmendet emri i tij. “Në të 14 këto herë kaq të famshme të përsëritjes së emrin tim ditë-natë ka dy muaj, aktakuza nuk thotë asgjë, zero, as për mua, as për qeverinë shqiptare apo për këdo tjetër që ka takuar personi në fjalë as për shtetin shqiptar”, u shpreh ai.
Një nga momentet e aktakuzës ndaj zotit McGonigal, që ka ngritur dhe më shumë diskutime, është ai që lidhet me informacionet të cilat mori në Shqipëri për lobimin e Partisë Demokratike në SHBA, e që çuan, me nxitjen e tij, në hapjen e një hetimi nga ana e FBI-së, ndaj kompanisë së lobistit Nick Muzin.
Momenti i parë është në 25 nëntor të vitit 2017, kur ish zyrtari i FBI-së, informon Departamentin amerikan të Drejtësisë për këtë rast. Kryeministri Rama e lexoi këtë paragraf, por anashkaloi fjalinë e fundit, ku thuhet se “një ditë më parë ai (McGonigal) kishte marrë informacion mbi lobistin amerikan nga personi B”, i identifikuar si Dorian Duçka, për të cilin kryeministri ka pranuar se ka punuar si këshilltar i tij i jashtëm pa pagesë.
Në atë kohë, pikërisht dy ditë më parë, më 22 nëntor, BIRN, kishte bërë publik faktin se Muzin kishte deklaruar se kishte marrë 500 mijë dollarë nga Partia Demokratike.
Momenti tjetër është ai i muajit Janar 2018, kur ish zyrtari i FBI-së, merr sërish informacion, këtë herë nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, për të cilin kryeministri Rama është shprehur më herët se e ka njohur përmes zotit McGonigal, i cili ja ka prezantuar si mikun e tij.
Sipas aktakuzës, Neza e ka marrë informacionin nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë. Zoti Rama nuk e mohoi një fakt të tillë, por saktësoi se “koha së cilës i referohet ky moment, përkon me ditët pasi skandali kishte dalë në media këtu dhe unë apo zyra ime, dëgjojeni mirë këtë se është shumë e rëndësishme, duhet ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët edhe demokratët, nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë, përveç informacioneve të dala në media se po t’i kishim, si do i mbanim, të fshehura?"
Kryeministri përsëriti se “po të kisha patur çfarëdo informacioni, më shumë se ato që dolën në media, për faktin e tmerrshëm që rusët financonin opozitën më të madhe të këtij vendi për të rrëzuar qeverinë, do t’ia kisha përcjellë kujtdo që të mundja, pa asnjë diskutim, nga organizatat partnerë të ndjeshme për këto çështje dhe FBI-së patjetër, të parës fare”.
Por në fakt, në atë kohë, nuk ishte folur për financime ruse. Shkrimi i botuar nga BIRN nuk merrej fare me këtë çështje, e cila doli në dritë më vonë, në muajin mars, pas dyshimeve të ngritura nga një shkrimi i botuar nga revista amerikane “Mother Jones”.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama nuk dha shpjegime se përse Neza dhe Duçka u angazhuan drejtpërdrejtë në këtë çështje, i pari duke u bërë burimi konfidencial i FBI-së për këtë çështje, dhe i dyti, këshilltari i zotit Rama, duke sponsorizuar udhëtimet e dëshmitarëve nga Europa për takimet e tyre me FBI-në.
Përpara se të largohej kryeministri Rama theksoi se 500 mijë dollarët e paguara nga PD, nuk ishin shpikur prej tij, duke deklaruar se disa muaj më parë këtë e konfirmoi dhe raporti i CIA-s për financimet ruse në Europë.
Opozita e konsideroi të papranueshëm largimin e kryeministrit nga salla ndërkohë që sipas tyre ai ishte i detyruar t’i përgjigjej pyetjeve. Ndonëse zoti Rama nuk u kthye, pasi e kishte bërë të qartë se nuk do t’i përgjigjet më kërkesave të opozitës, seanca vijoi për orë të tëra me diskutime në një sallë thuajse të boshatisur. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38