Flash News

E-TJERA

Çështja 'Mcgonigal', Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së: Nëse dikush nga jashtë paguan një nëpunës, rrezikon sigurinë e Amerikës

Çështja 'Mcgonigal', Prokurori i Përgjithshëm i

Çështja e ish-zyrtarit të FBI-së, Mcgonigal, i cili akuzohet për shpërdorim detyre duke marrë para ruse ka tronditur politikën amerikane, por dhe atë shqiptare në veçanti. Kjo vjen për shkak se në këtë gjë akuzohet dhe kryeministri Edi Rama.

Merrick Garland i është përgjigjur pyetjes së Senatorit Chuck Grassley për këto akuza.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së ishte i prerë se nëse dikush nga jashtë paguan një nënpunës, atëherë rrezikohet siguria kombëtare e Amerikës.

“Nëse i përgjigjem ekzaktësisht pyetjes, nëse është agjent i një qeverie të huaj që i kërkon dikujt, që paguan dikë për të bërë gjëra në përkrahje të asaj qeverie të huaj, pa dyshim që mendoj se ky do të ishte problem për sigurinë kombëtare.”, tha ai.

Ky reagim erdhi pas pyetjes që i bëri Senatori Chuck Grassley.

“Nëse Departamenti i Drejtësisë merr informacion se persona të huaj kanë pasur evidencë për pagesa financiare jo të duhura apo të paligjshme paguar zyrtarëve të zgjedhur apo personave të tjerë të ekspozuar politikisht, dhe këto pagesa mund të ndikojnë në vendimet politike, a do të përbënte kjo një shqetësim për sigurinë kombëtare dhe a do të kërkonte një hetim të plotë?”, ishte pyetja e senatorit.

Të fundit