Flash News

E-TJERA

Çështja në proces gjyqësor, IMT Vlorë kërkon të shembë hotelin në Llogara

Çështja në proces gjyqësor, IMT Vlorë kërkon

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Vlorë ka njoftuar pronarët e një hoteli në Llogara për prishjen e ndërtesës, si jo të ligjshme.

Vendimi i IMT-së vjen në një kohë kur çështja është në proces gjyqësor dhe seanca e radhës do të mbahet ditën e hënë më datë 15.

Njoftimi i IMT-së që mban datën 8 nëntor, i bën me dije pronarit të hotel "Albert" në Llogara se është vendosur që objekti të prishet, ndërsa i ka kërkuar që ta shembë vetëm për të shmangur kostot si kundravajtës.

Ka qenë pronari i hotelit, Albert Hibroj që e ka denoncuar rastin në redaksinë tonë. Ai ka aplikuar për legalizim në vitin 2014 dhe kërkon që të gjykohet me ligjin nr.9482 i datës 03.04.2006 dhe jo me ligjin e ri të vitit 2020, me argumentin se duhet me ligjin e kohës kur është dorëzuar kërkesa.

Të fundit