Flash News

E-TJERA

Çeshtja “Partizani”, Malltezi: Një dosje pa çështje, janë falsifikuar dokumente

Çeshtja “Partizani”, Malltezi: Një dosje pa

Argita Malltezi, vajza e kreut të PD, Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, të dy në arrest shtëpie të caktuar nga Gjykata e Posaçme komentoi dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv të klubit “Partizani”.

Teksa berisha dhe Malltezi ndodhen në arrest shtëpie këtë dosje, Argita Malltezi e cilësoi në Ora News një dosje pa çështje. 

Argita Malltezi: Kjo është një dosje pa çështje. Nuk ka asnjë shkelje të asnjë dispozite, dhe këtë ata nuk e kanë treguar në çfarë forme dhe kush është dispozita e shkelur që ia atribuojnë Sali Berishës.

Për të bërë këtë dosje, SPAK ka falsifikuar dokumente, ka shtrënguar fakte dhe këtë e ka bërë jo vetëm kur gjykata vendosi në 2023, por në çdo raportim dymujor që bëhet në atë çështje.

Të fundit