Flash News

E-TJERA

Çështja ‘Tahiri’ shqyrtohet në korrik në Gjykatën e Lartë, relator ish-kreu i ‘Krimeve të Rënda’

Çështja ‘Tahiri’ shqyrtohet në korrik në

Çështja e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pritet të shqyrtohet gjatë muajit korrik në Gjykatën e Lartë.

Mësohet se relatori i ri i kësaj çështjeje është caktuar ish-kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, pasi do të zëvendësojë Ilir Pandën.

Në janar të këtij viti, Gjykata e Lartë ka kaluar për gjykim dosjen penale në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm dhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela.  

Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e Shkallës së parë dhënë nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda që e dënoi Tahirin me 3 vite shërbim prove për “shpërdorim detyre” duke e rikthyer çështjen për rigjykim.

Pas këtij vendimi, ish-ministri i Brendshëm bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit të Gjykatës së Lartë ka pranuar për ta gjykuar.  

Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Lartë, që  mund të lërë në fuqi vendimin e Apelit, mund ta rikthej çështjen sërish për rigjykim në Apel, ose mund ta gjykojë vetë.

Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda vetëm për shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve, për të cilat prokuroria kishte hetuar dhe akuzuar Tahirin, u rrëzuan.

 

 

 

Të fundit