Flash News

E-TJERA

Çështja 'Veliaj', gazetarja zbulon pse u refuzua në seancë avokati amerikan i kryebashkiakut

Çështja 'Veliaj', gazetarja zbulon pse u refuzua në

Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar se avokati amerikan, Joshua Roberts nuk u pranua sot të merrte pjesë në seancën ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në Apelin e GJKKO.

E ftuar në News 24, ajo tha se avokati amerikan nuk u pranua për shkak se ligji shqiptar nuk lejon që në seanca gjyqësore të marrin pjesë palë të treta përveç se palëve të përcaktuara sipas ligjit siç janë  avokatët e palës mbrojtëse dhe prokurorët.

Lala tha se mundësia e vetme që avokati amerikan të merret pjesë në seancë sot do të ishte nëse ai do të kishte kontratë me studio ligjore shqiptare  dhe nëse do ishte i regjistruar në Shqipëri sipas ligjit shqiptar.

Kujtojmë se avokati amerikan kërkoi që të merrte pjesë në seancë në rolin e vëzhguesit, por kërkesa e tij u refuzua. 

 

Të fundit