Flash News

E-TJERA

Çështja “Xhaçka”, Bushati: Kushtetuesja dhe Parlamenti, pjesë e lojës për zvarritjen e procesit

Çështja “Xhaçka”, Bushati: Kushtetuesja dhe

Analisti Andi Bushati mendon se Gjykata Kushtetuese dhe Parlamenti janë pjesë e lojës së zvarritjes së procesit lidhur me çështjen “Xhaçka”.

Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, Bushati tha që shmangia ose zvarritja e kësaj çështje është një lehtësim i pozitës së të dyshuarës, gjë që Kushtetuesja e ka bërë në disa raste.

"Kjo është bërë një lojë qesharake ku duket sikur asnjëri s’do të mbajë përgjegjësinë, as mazhoranca as Gjykata Kushtetuese. Edhe Gjykata Kushteuse edhe Parlamenti janë pjesë e një loje të zvarritjes së procesit. Gjykata Kushtetuese kishte mundësinë ta shqyrtonte çështjen në themel.

Këtu turpi është për drejtësinë e re dhe Gjykatën Kushteutese që zgjedh të gjitha mënyrat për dhjetëra çështje që mos i zgjidhë çështjet në themel, t’i shmangi, t’i zvarrisi, dhe ky është një lloj amnistimi i pozitës së atyre që dyshohen si të akuzuar”.
I pyetur a do shërbente mendimi i Komisionit të Venecias, Bushati thotë:

"Jo. Të mos bëhemi qesharak, me apo pa Venecia, me apo pa Gjykatë Kushtetuese, mandati i Xhaçkës vitin tjetër mbaron. Kemi të bëjmë me një lojë ku fajtore është Gjykata Kushteutese për të zvarritur çështjen. S’mund ta thotë që mandati i Xhaçkës është në rregull, por e len duke zvarrituhtësor çështjen dhe duke e lënë Xhaçkën në Parlament. Edhe truket që t’i drejtohemi Venecias i shërbejnë të njëjtit qëllim.

Pse mazhoranca bëri reformën në drejtësi, pse mazhoranca ka kapur SPAK-un dhe GJK? Pikërisht për të mbrojtur njerëzit e saj. Është absurd që një bande me qëllim të caktuar, që të dorëzojë anëtarët e bandës”, tha Bushati. 

Të fundit