Flash News

E-TJERA

'Krizë' prokurorësh e gjyqtarësh, kreu i SPAK: Rrezikojmë hetimet e BKH-së, situata është alarmante

'Krizë' prokurorësh e gjyqtarësh, kreu i SPAK:

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar para KLP sot për veprimtarinë e organit që drejton gjatë vitit 2022. Ai vuri në dukje dhe problemin e çështjeve të mbartura, për shkak të mungesës së prokurorëve.

Dumani theksoi se me mungesë e theksuar të prokurorëve dhe gjyqtarëve, rrezikohen hetimet e nisura nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Një ndër arsyet e mungesës është Vettingu ndaj tyre, ku një pjesë e gjyqtarëve nuk e kanë kaluar dhe janë shkarkuar nga detyra.

“Një problematikë ngelet situatave sa i takon çështjeve të mbartura, ka një numër të konsiderueshëm të çështjeve të mbartura nga vitet e tjera, dhe ky është problemi që prokurorët duhet të përballen dhe t’i japin zgjidhje.

Realisht kjo është një problematikë. Në funksion të kësaj problematike, kam bërë takime me prokurorët duke evidentuar problematikën dhe për të parë mundësitë reale sesi mund të shkohet në përfundimin sa më shpejt të hetimeve, por jo në kurriz të cilësisë.

Mungesa e ambienteve dhe zyrave ku ne ushtrojmë funksionet është një tjetër problem, kemi një situatë alarmante. S’kemi zyra për prokurorë, sidomos për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kemi shumë prova në një mjedis shumë të kufizuar, rrezikojmë edhe t’i prishim ato”, tha Dumani.

Të fundit