Flash News

E-TJERA

Eskiu: Rektori i Fakultetit të Mjekësisë ka kërcënuar dy pedagogë për shkak se morën pjesë në protestë

Eskiu: Rektori i Fakultetit të Mjekësisë ka kërcënuar

Lektori në Fakultetin e Mjekësisë, Erges Eskiu deklaroi se rektori Arben Gjata ka kërcënuar dy pedagogë, për shkak se kanë marrë pjesë në protestë dhe kanë bojkotuar mësimin.

Në një intervistë për Euronews Albania, Eskiu u shpreh se një prej pedagogëve, rektori e ka marrë në telefon, duke i kërkuar që ta takojë në zyrën e tij.

 “Ajo që unë ngrita shqetësim sot, është se që dje kanë filluar me kërcënime. Rektori ka kërcënuar dy pedagogë, i ka marrë individualisht dhe i ka thënë, çfarë doni në protestë dhe për çfarë protestoni?

Një pedagog e ka marrë në telefon dhe i ka thënë mund të takohemi bashkë në zyrën time? Ai më tha në konfidencë, që ky kërkon të më pushojë nga puna. Po bën përpjekje për ta përçarë protestën, për të intimiduar pedagogët që të largohen nga protesta”, theksoi ai.

Ndryshe nga Tirana, ku në ditën e dytë të protestës kanë marrë pjesë më shumë pedagogë.

 

 

Të fundit