Flash News

E-TJERA

Sulmet kibernetike, eksperti: Ajo që ndodhi me të dhënat është e tmerrshme

Sulmet kibernetike, eksperti: Ajo që ndodhi me të dhënat

Shqipëria është goditur nga dy sulme kibernetike, të cilat u shoqëruan me rrjedhje të të dhënave sensitive të qytetarëve. Eksperti i sigrurisë, Ilir Kulla tha se të dhënat personale nuk janë të sigurta.

Kulla deklaroi për “Kjo Javë” se nëse nuk do të merren masa, pritet që pasojat të jenë të tmerrshme.

Ai shtoi se mbrojtja kibernetike për një vend anëtar i NATO-s duhet të jetë prioritet dhe se reagimi duhet të jetë në raport me kërcënimin.

“Sulmi kibernetk është një krizë në institucione, në pritshmërinë që ka publiku në raport me ruajtjen e të dhënave. Cënim i sigurisë kombëtare të vendit, i besueshmërisë ndërkombëtare të vendit, në raport me mënyrën se si ruhen të dhënat.

Në të gjithë këto kohë nuk kemi parë asnjë lloj përgjegjshmërie. Kur sheh që informacione policore dalin në media për shkak të hakerave, kupton që nuk vetëdije në raport me çështjen e të dhënave personale.

Ajo që ndodhi muaj më parë me ekspozimin e të dhënave është e tmerrshme. Çdonjeri që merret me punë të rëndësishme duhet ta ndjejë veten të pambrojtur. Qoftë nga AKSHI apo institucione të tjera nuk është mbajtur përgjegjësi. Mbrojtja kibernetik është një nga prioritetet dhe duhet të kuptojmë që investimet në këtë drejtim duhet të bëjnë dallim gjatë”, tha Kulla.

Të fundit