Flash News

E-TJERA

Sulmet kibernetike, eksperti i kriminalistikës: Hakerat nuk mund të vjedhin lekët e qytetarëve në banka, e bëjnë për panik

Sulmet kibernetike, eksperti i kriminalistikës: Hakerat nuk mund të

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka qetësuar shqiptarët duke folur për sulmet kibernetike në banka.  

I ftuar në ABC, ai tha se hakerat e kanë fokusin te bankat, por nuk kanë qëllim të vjedhim, por për të diskredituar dhe për të krijuar panik.  

“Ka pasur tentativa dhe mbrëmë ka dalë informacione nga një bankë, se është thyer sekreti bankar. Hakerat nuk kanë mundësi të vjedhin bankën dhe thjesht duan e bëjnë për të diskredituar dhe për të krijuar panik. 

Ata vazhdojnë të sulmojnë, kanë lënë qeverinë dhe kane vazhduar me bankat. Cuci tha se duhet të ngrihet Qendra e Mbrojtjes Kibernetike që ne të kemi një koordinim me institucionet dhe të dimë si të mbrohemi. Ne sulmin e kaluar ne nuk dinim se ca ishin sulmet kibernetike nuk ishim të trajnuar. Pësimet janë kthyer në mësime për ne”, tha Karamuço .

 

Të fundit