Flash News

E-TJERA

Sulmet kibernetike në drejtim të Iranit, zbardhet dosja e SPAK për kontrollin në Manzë

Sulmet kibernetike në drejtim të Iranit, zbardhet dosja e SPAK

Prokuroria e posaçme ka nisur hetimet pas referimit të policisë së shtetit që kishte siguruar informacion se anëtarët e kampit MEK në Durrës kanë kryer disa sulme kibernetike në drejtim të shtetit të Iranit.

Kontrollet në fjalë sollën reagimin e ashpër të banorëve të këtij kampi, të cilët u përplasën me forcat e rendit, ndërsa 15 efektivë u plagosën, po ashtu edhe nga radhët e muxhahedinëve.

Në dosjen në fjalë thuhet se ka dyshime që nga organizata MEK, të kryheshin sulme kibernetike në drejtim të Republikës Islamike të Iranit.

“Në kushtet ku ka dyshime të arsyeshme se organizata “MEK” nga territori i Republikës së Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore dhe drejt disa institucioneve të shtetit të Iranit. Duke qenë se statusi i qëndrimit të organizatës “MEK” në Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës “MEK”.

Me qëllim gjetjen e serverëve apo vaisjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur për sulmet kibernetike nga territori i Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme kryerja e kontrollit në vendqëndrimin e pjesëtarëve të organizatës “MEK”, në Durrës, Shqipëri.”

Më tej në vendimin e gjykatës thuhet se, nga hetimet e deritanishme dhe të dhënat e referuara nga ana e policisë gjyqësore rezulton se ka dyshime për faktin se pjestarë të Organizatës “MEK”, me vendqëndrim në Manez, Durrës, janë të përfshirë në aktivitet kriminal të terrorizmit dhe financimit të terrorizmit.

 Gjithashtu në vendim thuhet se, organizata mek ka një strukturë të centralizuar dhe hirerkike, ku drejtuesja e organizatës është Myryam Raiavi, bashkëshortja e ish-themeluesit të organizatës MOSSAD RAIAVI.

Pas të kontrolleve të policisë u sekuestruan rreth 150 pajisje elektronike si dhe server që dyshohet se janë përdorur nga anëtarët e kampit mek.

 Pajisjet e sekuestruara përfshirkompjutera, lap top dhe usb do i nënshtrohen një eskpertiozë që pritet t’i vijë në ndihmë hetimeve të SPAK.

 

Të fundit