Flash News

E-TJERA

Sulmet kibernetike/ Çuçi përdor justifikimin e zakonshëm të qeverisë, agjensia që pritet të ngrihet

Sulmet kibernetike/ Çuçi përdor justifikimin e zakonshëm

Ndodh kudo. Kjo është përgjigjia që jep qeveria sa herë që zihet ngushtë. Kështu u justifikua një ditë më parë ministrja e Shëdetësisë, Ogerta Manastirliu kur u pyet për largimin e bluzave të bardha, kështu tha edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për sulmet kibernetike.

Qeveria nuk ka mbajtur përgjegjësi për rrjedhjen e të dhënave. Në një konferencë për mediat, ai tha se nisur nga sulmet kibernetik në sistemet shqiptare, qeveria ka planifikuar të rrisë në mënyrë të ndjeshme investimet për mbrojtjen në internet, ndërkohë që të dhënat sensitive të shqiptarëve janë të aksesueshme.

Çuçi ka deklaruar se po punohet për ngritjen e një agjencie kombëtare kundër sulmeve kibernetike.

“Ne kemi bërë të mundur që në vitin 2023 të kemi 7.6 herë investimet në fushën e teknologjike për policinë e shtetit. Vetëm nga burimet e policisë së shtetit, pa përfshirë financimet që pritet dhe na janë premtuar nga partnerët tanë. Që do të jenë kryesisht për fushën kibernetike.

Po punojmë për ngritjen e një agjencie kombëtare kundër sulmeve kibernetike. Do të ngremë në Ministrinë e Brendshme sektorin e policisë së shtetit për mbrojtjen kibernetike. Do të ketë investime të reja në fushën e teknologjisë. Është gjithmonë një sfidë  që e kalon gjithë bota”, tha Çuçi.  

 

 

Të fundit