Flash News

E-TJERA

Abuzimet me fondet publike, paralajmëron kreu i SPAK: Së shpejti do i bëjmë publike, të përfshirë edhe politikanë

Abuzimet me fondet publike, paralajmëron kreu i SPAK: Së shpejti do i

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka paralajmëruar se së shpejti do të bëhen publike shkelje në dhënien e tenderave paligjshëm, ku sipas tij të përfshirë janë edhe politikanë.

Gjatë fjalës së tij në konferencën me titull “Sfida dhe lufta ndaj korrupsionit”, Kraja tha se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

Ajo që kemi konstatuar ka të bëjë me faktin e pandëshkueshmërisë. Kjo ka ardhur nga mosfunksionimi i sistemit, prokuroria, gjykata që s’ka dhënë atë që duhet të jepte, dënimin e personave që shkelin ligjin. Po shohim çdo ditë gjyqtarë dhe prokurorë që përfshihen në veprimtari që shkelin ligjin. Në këtë sens, është një mekanizëm që duhet të funksionojë si një i tërë. Ndëshkueshmëria e atyre që s’kanë ushtruar detyrën duhet të jetë një vijë ndarëse.

Ose duhet të jemi të gjithë bashkë, ose ata që dalin kundër duhet të marrin përgjegjësitë për atë që bëjnë. Këtë vit kemi pasur në disa raste, edhe dënime për pastrim të produkteve të veprave penale, përfshirë dhe konfiskimet. Mendoj që është risi dhe përparësi që kemi vendosur.

 “Ne jemi të vendosur për të bllokuar çdo lloj pasurie kriminale, kushdo që ta disponojë atë. Është e paligjshme dhe duhet të jetë e dënueshme. Kërkohet të kemi më shumë produkt për evidentimin e shkeljeve për fondet publike. Kuptohet që bëhet fjalë për zyrtarë.

Kjo është një përparësi e jona, e cila po vlerësohet çdo ditë dhe shpejt do të kemi rezultate konkrete që do i bëjmë publike. Ne kemi vullnetin e mirë për të punuar dhe vepruar. Ajo që dua të them është që kjo që po bëjmë është në të mirën e vendit”, tha Kraja.

 

Të fundit