Flash News

E-TJERA

Sulmet ndaj mediave, gazetarët protestojnë para Kuvendit: Politika të reflektojë

Sulmet ndaj mediave, gazetarët protestojnë para Kuvendit: Politika

Gazetarët u mblodhën sot për të protestuar para hyrjes së Kuvendit për të drejtat e tyre.

Me pankarta në duar që pasqyronin sulmet ndaj tyre ndër vite, sot më 3 maj në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, gazetarët kërkuan të drejtën për të raportuar në liri dhe për t’i përcjellë mesazhe politikës.

Këtë vit janë raportuar rreth 30 sulme ndaj mediave dhe gazetarëve.

“Gazetarëve iu janë dërguar mesazhe kërcënuese. Nga Politikanë apo personazhe të tjera. Janë identifikuar gjatë këtij viti 30 sulme ndaj gazetarëve dhe mediave. Sot dita e sotme duhet të jetë alarm për ne gazetarët dhe çdo politikan të zgjedhur”, tha gazetari Isa Myzyraj duke bërë thirrje që politika duhet të reflektojë.

Të fundit