Flash News

E-TJERA

Sulmet ndaj SPAK-ut, Kryemadhi: Rama dekonspiroi aksionin për kapjen e Dvoranit

Sulmet ndaj SPAK-ut, Kryemadhi: Rama dekonspiroi aksionin për kapjen e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, për hetimin ndaj gjyqtarit Ardian Dvoranit.

Teksa zhvillonte një takim me gjimnazistët, Kryemadhi iu përgjigj Ramës duke deklaruar se kryeministrit dikur kishte dekonspiruar aksionin për kapjen e Dvoranit dhe shumë të tjerë në flagrancë në një aferë korruptive.

“T’i përgjigjem në emrin edhe të shumë të tjerëve që s’e kanë dot mundësinë, - tha kryemadhi. -  E di shumë mirë që Ardian Dvorani ka një histori të fshehur ku Rama dëmtoi një aksion, i cili e kapte në flagrancë Ardian Dvoranin e shumë të tjerë në një aferë korruptive. Ai e di mirë që kjo gjë nuk prishet se diku është. E dyta: Rama kërcënon SPAK duke ngritur akuza të dretpërdrejta ndaj SPAK por duhet të tërheqë të gjithë drejtoret e bashkisë të Tiranës që të mos rrinë më poshtë pallateve të prokurorëve të SPAK”, theksoi Kryemadhi.

Të fundit