Flash News

E-TJERA

Sulmet në Teheran, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Iran: Tregoni kujdes të shtuar!

Sulmet në Teheran, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në

Pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Iran, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë,.

Përmes një njoftimi, MEPJ u bën thirrje qytetarëve shqiptarë në Iran të tregojnë kujdes dhe të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare.

Njoftim i MEPJ: 

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon.

MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar.

Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë që gjenden në Iran mund të kontaktojnë me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në këto vende:

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: [email protected]
Tel: +965 94048219

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: [email protected]
Tel: +966501422449

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI
Email: [email protected]
Tel: +90 (549) 561 19 85

Të fundit