Flash News

E-TJERA

Krimet nga adoleshentët, sociologët: Sëmundje e modernizimit

Krimet nga adoleshentët, sociologët: Sëmundje e modernizimit

Masakra në Serbi me autor një adoleshent ka tronditur mbarë opinionin publik.

Por si e lexojnë sociologët këtë rast. Krimet nga adoleshentët, sipas tyre konsiderohen një sëmundje e modernizmit,

Sociologu Zyhdi Dervishi tha në Ora News se autorët e këtyre veprave janë të ndikuar si nga shoqëria edhe nga familja.

"Dukuri të kësaj natyre janë sëmundje moderniteti. Në shumë vende të urbanizuara të Perëndimit është vënë re kjo dukuri."

Dëshira e prindërve që fëmija i tyre të jetë më i miri në të gjitha fushat, e sforcon atë.

"Ka prindër që kërkojnë më shumë se duhet nga fëmijët e tyre. Këto i kontraktojnë fëmijët, i stresojnë, i bullizojnë. Janë bullizuesit më të këqij të fëmijëve të tyre. Personaliteti i fëmijës duhet të zhvillohet brenda kapaciteteve të veta jo mbi këto. Mbi këto krijojnë shumë konflikte", tha ai.

Shkolla është një nga ambientet ku zhvillohen më së shumti sjelljet bullizuese, duke vënë nën shënjestër ata që janë mbi apo nën nivelin e shumicës.

Rastet kur adoleshentët kryejnë akte kriminale më së shumti kanë qenë të përhapura në Amerikë, por ngjarja në Beograd, për Dervishin tregon se kjo po përhapet kudo në botë për shkak të rrjeteve sociale dhe filmave me përmbajtje dhune.

 

 

 

Të fundit