Flash News

E-TJERA

Etapa e dytë e turit çiklistik të Shqipërisë, rrugët që bllokohen sot

Etapa e dytë e turit çiklistik të Shqipërisë,

Sot do të zhvillohet etapa e dytë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, blutë i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, si më poshtë:

ETAPA E DYTË/ Datë 27.05.2025

– Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15

– Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

– Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30

– Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15

– Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00

– Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30

– Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00

– Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë do të përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë.

Në etapën e parë e cila nisi në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë dje vijoi për në Rrëshen, Lezhë dhe më pas Shkodër. Pas 151 kilometrave të përshkruara, në Parrucë vijën e finishit i pari e kaloi Gabriele De Fabritis.

Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.

Të fundit