Flash News

E-TJERA

#EthicalMedia: Fushata që po bën bujë në rrjetet sociale për median etike

#EthicalMedia: Fushata që po bën bujë në rrjetet sociale

Me hashtag-un #EthicalMedia dhe #AIandJournalism, një fushatë e re po tërheq vëmendjen e mijëra përdoruesve të rrjeteve sociale në Ballkanin Perëndimor. Këshilli Shqiptar i Medias, në bashkëpunim me homologët rajonalë, ka lançuar "Etika në Epokën e Inteligjencës Artificiale" - një iniciativë inovatore që përdor video të animuara për të edukuar publikun.

Në një kohë kur video të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara nga IA-ja po përhapit gënjeshtra online, kjo fushatë sjell një qasje freskuese. Dy videot infografike, tregojnë me shembuj konkretë se si teknologjia mund të keqpërdoret.

"Fake videos. AI-generated lies. Trust is fading", thotë postimi viral në rrjetet sociale, duke ftuar përdoruesit të zgjedhin të vërtetën dhe të mbështesin gazetarinë etike. Fushata po përdor strategji të sofistikuara dixhitale, përfshirë Google Ads dhe partneritete me media lokale.

Me një audiencë të synuar prej mbi 200,000 individësh, kjo është një përpjekje ambicioze për të edukuar qytetarët rreth rreziqeve të dezinformimit në epokën digjitale, ku publiku ftohet të ndjekë këshillat lokalë të shtypit dhe të zgjedhë burime të besueshme informacioni.

 

 

 

Të fundit