Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Etja për ujë e resorteve ‘strategjike’ përplas qeverinë me komunitetet lokale

Në një mëngjes me diell më 20 mars, zhurma e ujit që buron dhe rrjedh përmes gjelbërimit është e vetmja muzikë që dëgjon në sheshin buzë burimit të Izvorit në fshatin piktoresk të Tragjasit në Vlorë. Dy-tre familje po pinë kafen e mëngjesit. Të rriturit bisedojnë ulur, ndërsa fëmijët vrapojnë pas ndonjë rose.
Burimet që dalin nga nëntoka krijojnë një pellg me ujë të kristaltë, që për shkak të thellësisë së dikurshme, vendasit i thërrisnin “det”. Por banorët e Tragjasit janë sot të shqetësuar se ky cep i vogël parajse rrezikon të zhduket nga një projekt qeveritar, i cili synon që ta fusë ujin në tuba dhe ta dërgojë rreth 30 kilometra në Jug, për të furnizuar komplekset luksoze turistike në Palasë dhe Dhërmi, të pagëzuara nga qeveria shqiptare si investime strategjike.
“Strategjik, strategjik, nuk e kuptoj fjalën strategjik,” thotë me zemërim Emiliano Daupi, pronari i një restoranti të vogël familjar ngjitur me burimet e ujit të Izvorit. “Strategjitë janë për luftë apo strategji ekonomike financiare, por strategji që të gllabërosh, unë këtë nuk e kam parë”, shton ai.
Që prej miratimit të ligjit kontrovers në vitin 2015, qeveria e kryeministrit Edi Rama u ka dhënë statusin e “investitorit strategjik” dhjetra komplekseve rezidenciale dhe turistike në Rivierën shqiptare, shpeshherë në kurriz të pronave apo parave publike që investohen për ndërtimin e infrastrukturës së tyre rrugore dhe energjetike.
Por dy vitet e fundit, etja për ujë e këtyre resorteve po trazon jetën e komuniteteve të vogla lokale që banojnë dhjetra kilometra larg tyre.
Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes dokumenteve zyrtare tregojnë se ujësjellësi i ri Tragjasit është planifikuar që të furnizojë ekskluzivisht me ujë shtatë prej komplekseve luksoze në Palasë, Drimadhes dhe Dhërmi, të miratuara përmes 11 lejeve zhvillimore me qindra mijëra metra katrorë ndërtim të planifikuar.
Shfrytëzimi potencial i burimeve të Izvorit u piketua fillimisht nga Bashkia e Himarës, ndërkohë që projekti u shty përpara nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës- Kanalizimeve përmes një tenderi me vlerë mbi 9 milionë euro për ndërtimin e ujësjellësit.
Banorët e Tragjasit e kundërshtojnë me forcë projektin, ndërsa ankohen se nuk janë konsultuar nga askush dhe se burimet e Izvorit nuk kanë mjaftueshëm prurje për të plotësuar nevojat e tyre për ujë të pijshëm dhe për vaditje.
Protesta e banorëve mbështetet nga përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët theksojnë se investimet strategjike në turizëm janë bërë pa studime të mirëfillëta dhe po cenojnë jetesën e komuniteteve lokale dhe ekosistemin.
“Tani ne jemi duke parë vetëm majën e ajsbergut, zona e bregdetit është ende në ndërtim,” paralajmëroi Olsi Nika, drejtues i organizatës mjedisore EcoAlbania, që i është kundërvënë më parë një plani të ngjashëm me ujësjellësin e Shushicës në lumin e Vlorës. “Standardi i jetesës në këto njësi të reja urbane është 4fish më i lartë dhe kanë kërkesë të lartë për ujë,” shtoi Nika.
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës- Kanalizimeve, AKUK, i tha BIRN në cilësinë e zbatuesit të projektit se ishin ndjekur të gjithë hapat ligjorë për miratimin e ujësjellësit dhe se sipas ligjit, pronësia dhe administrimi i burimeve ujore nuk u takonte banorëve, por shtetit. AKUK pranoi se për ujësjellësin e ri nuk ishin kryer konsultime me banorët, pasi projekti nuk i ishte nënshtruar procedurës së thelluar të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis.
“Sqarojmë se konsultimet duhet të kryhen vetëm në rastin e hartimit të raportit të thelluar të VNM, e cila nuk është kërkuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit për këtë projekt,” shtoi AKUK.
Ujësjellës publik për resortet luksoze
Burimet e Izvorit shërbejnë aktualisht për furnizimin me ujë të pishëm të Tragjasit, fshatit Radhimë si dhe zonës bregdetare të Radhimës, Orikumit dhe Vlorës. Vetë fshati Tragjas është i lidhur pjesërisht me ujësjellësin dhe një pjesë e madhe e shtëpive e sigurojnë ujin përmes puseve të investuara prej tyre.
Ndërsa rrjeti i tyre i furnizimit me ujë ishte lënë në harresë prej vitesh, banorët mësuan në korrik 2024 gjatë një vizite të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku në zonë, se qeveria kishte në plan që të ndërtonte një ujësjellës të ri për ta dërguar ujin e burimit në komplekset luksoze të Jugut.
Një dokument i emërtuar “Raport teknik i vlerësimit të nevojës për ujë”, i hartuar me porosi të Bashkisë së Himarës në gusht të vitit 2023 nga studioja “Grama Consulting &Engineering”, tregon se ujësjellësi i ri do të shërbejë ekskluzivisht për furnizimin e zonave të investimeve strategjik në Draleo, Drimadhes dhe Dhërmi, pa përfshirë fshatrat ekzistues në Palasë, Gjilekë, Kondraq dhe Dhërmi.
Sipas dokumentit, nga ujësjellësi i ri do të përfitojnë 3 projektet e kompleksit Green Coast në Draleo/ Palasë në pronësi të grupit “Balfin” të biznesmenit Samir Mane me 360 mijë metra katrorë ndërtim; kompleksi Gone Perivol i ndërtuar nga kompania Concord Investment i vëllezërve Dulaku me 110 mijë metra katrorë ndërtim si dhe projekti Delta Falaise Resort & Village i kompanisë Delta të Luan Muçës me 100 mijë metra katrorë ndërtim.
Gjithashtu, nga ujësjellësi i ri parashikohet të përfitojnë edhe kompleksi “Ionian Olea” i ndërtuar nga kompania Shushica sh.p.k me 35 mijë metra katrorë ndërtim; një investim i Trema Shpk me aksioner Ilir Trebickën me 20 mijë metra katrorë ndërtim; projekti “Coast to Coast” i kompanisë Gjikuria me 50 mijë metra katrorë ndërtim si dhe projekti “White Rocks” i kompanisë Eurocol i Pandeli Carapulit me 25 mijë metra katrorë ndërtim.
Në total, ujësjellësi i ri i Tragjasit parashikohet të furnizojë 700 mijë metra katrorë ndërtim në të tre zonat, ku sipas raportit, norma e përdorimit është e lartë.
“Referuar normativave të mësipërme si dhe duke mbajtur në konsideratë që kemi të bëjmë me turizëm elitar në këto zona, është mbajtur norma minimale e konsumit 250 l/banor në ditë dhe për turistët rezidencialë.. 280 l/ banor në ditë, e cila merr në konsideratë nevojat për vaditjen e kopshtit, përdorimin e pishinave…,” thuhet në raportin teknik.
Projektuesi “Grama Consulting & Engineering” i tha BIRN përmes një emaili se procesi i vlerësimit të nevojës për ujë dhe i matjeve në burim ishte zhvilluar në përputhje me rregulloret kombëtare në fuqi, standardet teknike dhe procedurat ligjore përkatëse.
“Megjithatë, dëshiroj të sqaroj se përgjegjësia jonë profesionale ka qenë e kufizuar vetëm në aspektet e projektimit. Çështjet që lidhen me planifikimin e këtij projekti, zbatimin e projektit, angazhimin e komunitetit nuk kanë qenë dhe nuk bëjnë pjesë në detyrat tona dhe i takojnë investitorit të projektit dhe institucioneve publike përkatëse,” tha “Grama Consulting &Engineering”.
Kompania “Green Coast” i zhvlerësoi si “thashetheme” pretendimet e banorëve për lidhjet e saj me projektin e ujësjellësit.
“Ajo që është e vërtetë është që aktualisht Green Coast nuk ka probleme me ujin dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë lidhje me këtë që thonë disa banorë,” tha kompania përmes një zëdhënësi.
Matje ‘të dyshimta’
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, AKUK, pretendon se burimet e Izvorit kanë ujë të mjaftueshëm për të plotësuar si nevojat e banorëve, ashtu edhe ato të investitorëve strategjikë.
AKUK vlerëson se burimi ka prurje mesatare vjetore prej 1800 litrash për sekondë dhe prurje minimale në muajt e nxehtë prej 700 litrash për sekondë, ndërkohë që ujësjellësi i ri planifikohet të marrë 290 litra ujë për sekondë ose më pak se gjysmën për llogari të resorteve në jug të vendit.
Në një përgjigje për BIRN, AKUK pranoi se banorët e Tragjasit kishin probleme me furnizmin e panderprerë me ujë për shkak se një investim i mëparshëm nuk kishte përfshirë ndërtimin e plotë të rrjetit shpërndarës.
Por AKUK këmbënguli se projekti i ujësjellësit të ri nuk e cenon furnizimin me ujë të pijshëm apo nevojën për vaditje të këtij fshati.
“Nevojat për furnizim me ujë të pishëm të fshatit Tragjas nuk cenohen nga ky projekt, pasi prurja që nevojitet për furnizimin e fshatit Tragjas është vetëm 11 litra/sekondë, ndërkohë që prurja minimale e burimit është 700 litra/sekondë,” tha AKUK, duke shtuar se nevojat për vaditje ishin 4 litra/ sekondë.
Megjithatë, banorët janë mosbesues dhe situata në depon aktuale të pompave nuk është premtuese.
Një punonjës i ujësjellësit aktual të Tragjasit dhe Radhimës i tha BIRN në kushtet e anonimatit nga frika e penalizimit në punë se uji gjatë stinës së verës nuk ishte i mjaftueshëm dhe sistemi i pompave duhej të punonte 16 orë për të siguruar furnizimin me ujë.
“Nëse pompat qëndrojnë ndezur për një kohë të gjatë, fillojnë e marrin zhavorr”, tha ai, duke iu referuar stinës së nxehtë. Në pikun e prurjeve në pranverë, pompat punonin sipas tij vetëm 4 orë në ditë dhe nuk kishin nevojë për mbikëqyrje të vazhdueshme.
Banorët nuk i besojnë matjet e AKUK dhe kanë pajtuar një inxhinier të licensuar për të dhëna më të besueshme. Matjet e kryera prej tyre në mars, që konsiderohet si piku i prurjeve, gjeti se ato ishin 974 litra/ sekondë ose gati sa gjysma e prurjeve mesatare të pretenduara nga AKUK.
“Me këtë ujë jeton ky fshat dhe s’pinë ujë,” thotë Vasilika Bitri, një banore në moshë e Tragjasit që deklarohet gjithashtu si “ e majtë e betuar”.
“Këto ujësjellësat e fshatit nuk e furnizojnë, se shteti nuk funksionon. E tregon vetë natyra që po thahet, po ikin ujërat, nuk janë ato ujëra që kanë qenë,” shtoi ajo, duke kujtuar se në mal nuk shihet dëborë prej vitesh.
Edhe Hyso Xhuveli, banor i Tragjasit, thotë se burimi nuk i plotëson kushtet për të siguruar ujë të pijshëm dhe ujë për vaditje. Ai shton më tej se fshati e siguron ujin nga puset e hapura vetë, duke investuar mijëra euro, ndërsa frikësohet se projekti do t’i nxjerrë ato jashtë përdorimit.
“Kryeministri të bëjë atë të tijën, ne do bëjmë tonën, se nuk ka ujë…,” tha Xhuveli.
“Ai do na i thajë puset fare, do na e lërë misrin, kallamoqin i themi ne, që me atë kallamoq jemi rritur, do na e lërë atje në arë edhe do bëjë mirë atyre që të lahen në pishina me ujë të Tragjasit”, shtoi ai, duke i kujtuar Ramës se shumica në fshat e ka votuar.
Edhe Shërbimi Gjeologjik Shqiptar në një oponencë të projektit ngre pikëpyetje se matjet nuk janë të plota dhe se nevojat e banorëve duhet të jenë parësore.
“Duke qenë se nuk kemi matje të rregullta të prurjes së burimit në periudhën ujëpakët, furnizimi me ujë i popullsisë të jetë me përparësi”, thuhet në oponencën e Shërbimit ndaj të dhënave që i ka vënë në dispozicion planifikuesi.
Të lënë në errësirë
Pas përplasjes me policinë në mars të këtij viti dhe pasi i dëbuan mjetet e ndërtimit, banorët e Tragjasit thonë se janë bërë gati për përballje edhe më të forta. Rrëzë gardheve të oborreve ata kanë grumbulluar pirgje gurësh.
Një komunikim i 6 marsit i kryeministrit Edi Rama dedikuar ujësjellësit të Tragjasit nuk i bindi. Rama pretendoi se banorët ishin konsultuar më parë dhe se projekti do t’u shërbente më së pari banorëve, ndërsa aludoi se “dikush i kishte helmuar tragjasiotët”.
Publicisti Fatos Lubonja e shpjegon sjelljen e qeverisë me banorët e Tragjasit me skemën e përsëritur që qeveria në aleancë me një grup të vogël oligarkësh ushtrojnë për të mbajtur pushtetin.
“Ata banorët e shkretë, janë viktima, siç kanë qenë viktima edhe në kohën e Saliut, që ua mori ujin dhe ia dha oligarkëve që ndërtonin hidrocentrale që ta bënte Shqipërinë superpotencë energjitike,” tha Lubonja.
“Rama kërkon ta bëjë superpotencë turistike. Në thelb kërkojnë vetëm të mbajnë pushtetin,” shtoi ai.
Një duzinë banorësh të Tragjasit i thanë BIRN në intervista të veçanta se kishin mësuar për projektin në momentin që fadromat u shfaqën në fshat. Ata thanë se në asnjë moment nuk ishin konsultuar apo sqaruar.
“Kategorikisht, të formës së prerë, nuk është marrë fare në konsideratë rron këtu apo nuk rron njeri”, tha Emiljano Daupi, ndërsa shtoi se banorët nuk u sqaruan as pasi dërguan letra në kryeministri dhe bashki.
Të njëjtën gjë pretendon edhe Xhuveli.
“S’ka një muaj, një muaj. Të gjitha gjërat i kanë bërë fshehurazi. Atë kanalin lart që kanë bërë e kanë punuar natën, ne s’dimë gjë fare se çfarë do bëhesh,” tha ai i zemëruar.
Banorët u ankuan se hasën në vështirësi edhe me mbledhjen e dokumenteve mbi të cilën duan të ngrenë padi në gjykatë. Ata i thanë BIRN se një pjesë e institucioneve, përfshi AKUK, nuk u kanë vënë në dispozion dokumentet e kërkuara edhe në tejkalim të afateve.
Dukë Muço, ish-anëtarë i këshillit bashkiak, thotë se projekti ka plot mangësi tekniko-ligjore dhe se informimi tepër vonë i banorëve me projektin shkaktoi konfliktin.
“Shumë vonë. Arsyeja që ka ardhur shumë vonë kuptohet vë një pikëpyetje shumë të madhe ose disa pikëpyetje, qoftë në aspektin ligjor, qoftë në atë tekniko procedurial”, thotë Muço.
Për ish-këshilltarin bashkiak, konflikti dhe përplasja janë pasojë e shkëputjes së atyre që qeverisin nga banorët. Muço e lë megjithatë të hapur mundësinë që projekti të pranohet nëse rishikohet dhe e merr ujin më larg burimit.
“Lutemi zotëri shikojeni dhe njëherë projektin në mënyrë që të mos kalojë në anarki,” tha ai.
“Në momentin që fillon mungesa e ujit, cënohet jeta, atëherë do rritet (rezistenca). Do fillojë mbrojtja e jetës, uji,” përfundoi ai./ BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38