Flash News

E-TJERA

Etrit Berisha: Nëse Shqipëria dhe Kosova do të kishin një ekip, do na kishte frikë e gjithë Evropa

Etrit Berisha: Nëse Shqipëria dhe Kosova do të kishin një

Portieri i Shqipërisë Etrit Berisha në konferencën për medie një ditë para miqësores Shqipëri-Kosovë shprehu dëshirën që Kosova dhe Shqipëria të kenë një ekip të përbashkët. Ky i fundit, sipas Berishës, do të ishte shumë i mirë, ndërsa shtoi se do e kishte respektin dhe frikën e gjithë Evropës.

"Nuk është e lehtë të them të drejtën. Por kur marrim parasysh që është vetëm një miqësore apo vëllazërore si i themi, gjërat janë më të qeta. Mirëpo nëse do kishim luajtur në ndonjë kualifikim apo në ndonjë ndeshje më të rëndësishme, gjë që edhe mund të ndodhë, për ne është shumë e vështirë.

Unë e ndjej gjithmonë që është vendi im, si Kosova, si Shqipëria dhe gjithmonë kam shkuar me bindjen që dua t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Dhe shpresoj që në të ardhmen të bëhet një ekip pasi duke marrë parasysh emrat që janë në Kosovë dhe në Shqipëri po të bëhej një ekip, do bëhej një ekip super dhe do kishin respektin dhe frikën e gjithë Evropa.

 Por fatkeqësisht, ndoshta gjendemi në një moment tjetër dhe duhet t’i shikojmë këto momente që i kemi tani dhe duhet ta luajmë këtë ndeshje si vëllazërore", tha Berisha.

Të fundit