Flash News

E-TJERA

Euro 2020/ Vendimi: Më shumë se 60,000 tifozë do lejohen në Wembley për gjysmëfinale dhe finale

Euro 2020/ Vendimi: Më shumë se 60,000 tifozë do lejohen në

Gjysmëfinalet dhe finalet e Euro 2020 do të mbahen para më shumë se 60,000 tifozëve në Wembley pas bisedimeve të zhvilluara midis qeverisë britanike dhe UEFA.

Është arritur një marrëveshje midis qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe UEFA për të rritur pjesëmarrjen në Wembley në 75 përqind të kapacitetit, duke vendosur që 60 mijë tifozë do të kenë mundësinë për të parë nga afër ndeshjet në gjysmëfinale dhe finalen e Kampionatit Evropian, shkruan news.sky. 

"Unë jam mirënjohës Kryeministrit dhe qeverisë së MB për punën e tyre të vështirë në finalizimin e këtyre marrëveshjeve me ne, për t'i bërë fazat përfundimtare të turneut një sukses të madh në Wembley", tha Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin.

 Gjysmëfinalet dhe finalet qw do mbahen përkatësisht më 6, 7 dhe 11 korrik do të shohin turmat më të mëdha të mbledhura në një ngjarje sportive në MB në më shumë se 15 muaj.

 

               

Të fundit