Flash News

E-TJERA

Euro 2020, Miranchuk nderon Rusinë përballë Finlandës

Euro 2020, Miranchuk nderon Rusinë përballë Finlandës

Pas humbjes me Belgjikën, Rusia ka arritur të marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në garën për grupin B të kampionatit Euro 2020.

Në stadiumin e Petersburgut të besuarit e Cherchesov kanë arritur të fitojnë me rezultatin minimal 0-1 përballë Finlandës. Heroi për rusët në këtë ndeshje ishte Miranchuk, i cili kaloi ekipin e tij në avantazh para se skuadrat t'i drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin midis pjesëve. Pavarësisht tentativave në fraksionin e dytë të lojë, rezultati do të mbetej i pandryshuar deri në fund.

Aktualisht Rusia renditet e dytë me 3 pikë në grupin B, po aq pikë sa Finlanda e vendit të tretë dhe po aq sa Belgjika, por kjo e fundit ende nuk është përballur me Danimarkën në xhiron e dytë të ndeshjeve të grupeve.

Të fundit