Flash News

E-TJERA

EURO 2020/ Njihuni me kalendarin, stadiumet dhe orarin e dueleve të 1/8-ve

EURO 2020/ Njihuni me kalendarin, stadiumet dhe orarin e dueleve të 1/8-ve

Me emocione të forta dhe ekipe të mëdha si Gjermania apo Portugalia që iu duhet të luftonin deri në sekondën e fundit për t'u kualifikuar për më tej u mbyll faza e grupeve, teksa tani na presin sfida edhe më spekatokale në fazën e 1/8-ve

Tani hyjmë në fazën ku gabimet nuk ndreqen më, pasi  luhet me eliminim direkt në 90 minuta e nëse do të jetë e nevojshme 30 minuta shtesë e më pas penalltitë për të mësuar ekipin e kualifikuar.

Faza e 1/8-ave nis të shtunën e 26 Qershorit në orën 18:00 me sfidën Uells-Danimarkë në “Johann Cruyff Arena” të Amsterdamit. Në po këtë ditë, në orën 21:00 luhet sfida tjetër Itali-Austri në “Wembley”.

Një ditë më pas, të dielën e 27 Qershorit, në orën 18:00 do të përballen Holanda dhe Republika Çeke,sfidë e cila është programuar për t’u zhvilluar në Budapest. Në orën 21:00 të po të njëjtës ditë do të kemi edhe supersfidën e parë të 1/8, Belgjikë-Portugali në “La Cartuja” të Sevillas.

Në datën 28 Qershor, të Hënën do të jetë radha e takimit Kroaci-Spanjë në orën 18:00 e cila do të zhvillohet në Copenhagen dhe në orën 21:00 do të zbresin në fushë në Bukuresht Franca dhe Zvicra.

Më 29 Qershor, raundi i 1/8 do të mbyllet me dy sfida të rëndësishme. Superdueli Angli-Gjermani do të luhet në orën 18:00 në “Wembley” dhe në mbrëmje në Glasgow takimi i fundit, Suedi-Ukrainë.

EURO 2020/ Njihuni me kalendarin, stadiumet dhe orarin e dueleve të 1/8-ve

Të fundit