Flash News

E-TJERA

Euro 2020/ Sot derbi britanik Angli-Skoci, zbresin në fushë dhe Kroacia e Suedia

Euro 2020/ Sot derbi britanik Angli-Skoci, zbresin në fushë dhe

Kampionati europian ka hyrë në një fazë mjaft interesante, ku tashmë kemi tre ekipe të kualifikuara në fazën e 1/8-ve: Italinë, Belgjikën e Holandës dhe sot mund të presë biletën e kualifikimit një tjetër ekip.

Në orën 15:00 luhet sfida e grupit E, Suedi - Sllovaki. Të dy ekipe që bënë surpriza në takimet e para, teksa suedezët i morën barazim Spanjës, ndërsa sllovakët mundën Poloninë. Pritet të jetë një duel tepër i veçantë që mund të përcaktojë shumë për fatin e kualifikimint.

Në orën 18:00 luhet sfida e grupit D, Kroaci - Republika Çeke. Ballkanasit kanë nevojë për pikë pas humbjes me Anglinë, ndërsa çekët vijnë pas fitores me Skocinë, që na dhuroi dhe golin më të bukur me Schick.

Në orën 21:00 luhet derbi britanik, Angli - Skoci, e vlefshme për grupin D. Dy skuadrat ishullore do të luajnë shanset e tyre në “Wembley” përballë tifozëve anglezë e skocezë dhe spektakli me tifozerinë e zjarrtë është e garantuar. Në rast fitoreje, Anglia do t’i bashkohet ekipeve të tjera të fazën e 1/8-ve

Të fundit