All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Euro 2020/ Sot finalja e parakohshme Belgjikë-Itali, Zvicra për histori ndaj Spanjës

All - Paragraf - 1

Euro 2020/ Sot finalja e parakohshme Belgjikë-Itali, Zvicra për

Sot nis faza çerekfinale e Euro 2020 me dy sfidat e para ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

All - Paragraf - 3

Në orën 18:00 në fushë do të zbresin Zvicra dhe Spanja për t'u përballur me njëra tjetrën në Gazprom Arena të Shën Petërsburgut. Zvicerianët vijnë me moralin e lartë në këtë sfidë, pasi eliminuan kampionen e botës, Francën pas 'ruletës' së penalltive në fazën e 1/8-ve. Edhe Spanjës iu desh 30 minutëshi i shtesës për të eliminuar Kroacinë.

Zvicra, pa Granit Xhakën sot, do tentojë të shkruaj historinë duke shkuar për herë të parë në një gjysmefinale të Europiani. Spanja është favoritja në letër në këtë duel, por ky europian na ka treguar se është plot me surpriza.

Në orën 21:00 të mbrëmjes në "Allianz Arena" luhet dhe sfida më e fortë e kësaj faze, pasi përballen dy nga favoritet kryesore për ta fituar trofeun Belgjikë-Itali. Një finale e parakohshme ku Lukaku me shokë do të kenë përballë të kaltërit e Mancinit te cilet kanë bërë shumë mirë deri tani.

Trajnaeri i “Axurrëve” i ka të gjithë në dispozicion dhe ka luksin të zgjedhë 11-en titullare, ndërsa Martinez në anën tjetër ka dilema dhe ende nuk ka siguri nëse De Bruyne me Hazard mund të luajnë.

Fituesit e dy ndeshjeve të sotme do të formojnë dhe çiftin e parë të gjysmëfinales së Euro 2020.

Të fundit