Flash News

E-TJERA

Euro 2020/ Sot mbyllet faza e grupeve, vëmendja te Spanja dhe grupi i “ferrit”

Euro 2020/ Sot mbyllet faza e grupeve, vëmendja te Spanja dhe grupi i

Përfundon sot faza e grupeve në Euro 2020, ku do të luhen 4 ndeshjet e grupit D dhe E, ku do të plotësohet lista me ekipet që do të kalojnë në fazën e 1/8-ave.

Fillimisht në orën 18:00 luhen dy ndeshjet e grupit E. Spanja luan përballë Sllovakisë dhe i duhet vetëm fitorja për të avancuar për më tej pasi në dy ndeshjet e para ka arritur të marrë vetëm dy pikë. Sllovakia është në kuotën e tre pikëve momentalisht dhe nëse arrin të marrë një barazim nuk do të ishte rezultat i keq për ta. Ndeshja tjetër e grupit është ajo mes Suedisë dhe Polonisë, ku polakëve iu duhet vetëm fitorja, ndërsa suedezët janë të kualifikuar pasi ndodhen në kuotën e 4 pikëve momentalisht, gjithsesi rezultatin e mirë do e kërkojnë për të ruajtur vendin e parë në grup.

Në mbrëmje, në orën 21:00 luhen dy ndeshjet e grupit D, i cilësuar ndryshe dhe si grup i "ferrit". Franca luan në Budapest ndaj Portugalisë. Kampionët e Botës thuajse e kanë siguruar kualifikimin tashmë për shkak se kanë 4 pikë, por kërkohet maksimumi ndaj Portugalisë, e cila ka vetëm 3 pikë dhe do luftojë qoftë edhe për një barazimn që e çon në fazën tjetër. 

Nga ana tjetër Gjermania në të njëjtën orë pret Hungarinë në Mynih. Në dukje detyra është me lehtë për skuadrën Joachim Low, që ka tre pikë dhe përballet me një skuadër me mjaft diferenca në cilësi. Gjithsesi, në Budapest pak ditë më parë shkoi Franca dhe doli me një barazim 1-1. Edhe Hungarisë matematika i jep kualifikimin sot në rast fitoreje, por do të jetë shumë e vështirë përballë gjermanëve që i shënuan plot 4 herë Portugalisë në ndeshjen e kaluar.

Të fundit